Kosova shënon ngritje, humbin pozita Shqipëria e Maqedonia (FOTO)

FIFA ka përpiluar listën e re të renditjes së kombëtareve, ku ngritjen më të madhe e kishte fituesi i Kupës së Kombeve Afrikane, Kameruni, që u ngrit për 29 pozita. Edhe Përfaqësuesja e Kosovës pati ngritje, për dallim nga ajo e Shqipërisë që pësoi rënie për disa vende.

Ndërkohë reprezentacioni i Maqedonisë futboll në renditjen e fundit gjendet në vendin e 165-të, respektivisht ka rënie tri pozita më poshtë në krahasim me dy muajt e fundit.

Renditja e Maqedonisë dhe Kosovës
Renditja e Maqedonisë dhe Kosovës

Para Maqedonisë janë Aruba, Malezija, Singapur, Grenada, Mjanmar, Barbados dhe vende të tilla të ngjashme .

Renditja e re e FIFA-s nuk ka sjell befasi në dhjetë përfaqësueset e para, ku vetëm Kolumbia dhe Anglia i kanë ndërruar pozitat, gjashtë dhe shtatë.

Argjentina mbetet dhe më tutje e parë, e ndjekur nga Brazili në pozitën e dytë dhe Gjermaninë që është e treta, ndërsa pjesë e dhjetëshes janë edhe Kili, Belgjika, Portugalia, Uruguai dhe Spanja, ndërsa rritjen më të madhe e pati Kameruni, që u ngrit për 29 pozita dhe renditet në vendin e 33. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button