“E hëna e zezë”: Strasburgu me vendin në dobi të gazetarëve

Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut (GJEDN) solli vendim në lidhje me ngjarjen e gazetarëve të cilët fizikisht u dëbuan nga sigurimi i Kuvendit në seancën për sjelljen e Buxhetit të vitit 2012. Në këtë lëndë është bërë shkelja e nenit 10 dhe 6 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendosi Gjykata e Strasburgut, njofton Portalb.mk

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, gazetarët, Naser Selmani, Natasha Stojanovska, Frosina Fakova, Snezhana Lupevska, Biljana Bogdanovska dhe Toni Angellovski janë ankuar përpara Gjykatës për dëbim nga galeria e Kuvendit me dhunë, edhe pse të njëjtit kanë qenë të akredituar si gazetarë dhe gjatë asaj kohe e kanë ndjekur debatin për sjelljen e Buxhetit më 24 dhjetor të vitit 2012.

Me këtë, kanë shtuar gazetarët në ankesën e drejtuar deri te GJEND-ja, është shkelur neni 10 i Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ka të bëjë me lirinë e shprehjes, por edhe neni 6 i cili ka të bëjë me të drejtën e dëgjimit korrekt, në rastin konkret të dëgjimit përpara Gjykatës Kushtetuese.

Sjellja e Buxhetit, sqaron GJEND-ja, ishte ndjekur me tensione mes pushtetit dhe opozitës. Atmosfera në këtë seancë, thekson GJEND, ka kulmuar pasi që deputetët opozitar e kanë rrethuar kryetarin e Kuvendit, i cili i dha urdhër sigurimit të Kuvendit që ta sigurojë rendin në shtëpinë legjislative. Duke e ndjekur urdhrin, sigurimi i Sallës së Kuvendit i ka larguar deputetët opozitar, por edhe gazetarët nga galeria kuvendore, duke i përfshirë edhe gazetarët që janë ankuar në Strasburg.

Këto gazetarë kanë refuzuar që të largohen nga galeria kuvendore, duke thënë se “opinioni ka të drejtë që ta dijë se çfarë po ndodhë brenda në Kuvend. Ata kanë përgënjeshtruar fjalët se largimi i tyre nga galeria ka qenë për shkak të arsyeve të sigurimit dhe mbrojtjen e tyre.

Duke vlerësuar se kjo mënyrë e dëbimit fizik të gazetarëve nga galeria kuvendore ka shkelur lirinë e shprehjes, të garantuar me nenin 16 të Kushtetutës dhe nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Gazetarëve, përfaqësuar nga Naser Selmani, si kryetar i kësaj Shoqate dhe disa gazetarëve tjerë, deri te Gjykata Kushtetuese kanë dorëzuar kërkesë për mbrojtje të të drejtave të gazetarëve”, megjithatë e njëjta nga Gjykata është refuzuar nën arsyetimin se ajo ka pasur për qëllim që t’i mbrojë gazetarët.

VIDEO NGA “E HËNA E ZEZË”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button