Johanes Han në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, sot në mëngjes pati takim me kryeministrin Emil Dimitriev, para pjesëmarrjes në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Shkup, ndërsa organizator është Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Në Qeverinë e Maqedonisë eurokomisari Han paradite mori pjesë në takimin e ministrave për energjitikë nga Ballkani Perëndimor, pas të cilit do të marrë pjesë në Takimin ministror të MPJ-së

Në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, Han do të takohet me liderët e partive politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë

Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës Bilall Kasami dhe me Zeadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve.

хан-пешевски

Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Kjo është vizita e parë e eurokomisarit Han në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Në fjalimin para Këshillit të Evropës nga fundi i janarit, Han deklaroi se pret në vend shpejtë të formohet qeveri e mbështetur prej shumicës së gjerë parlamentare, e cila do t’i zbatojë reformat urgjente dhe do të vazhdojë të hap eurperspektiva për vendin dhe fillimin e negociatave për anëtarësim. Krahas prioriteteve reformuese urgjente, prej qeverisë së re pritet ta zgjidh edhe çështjen rreth dallimeve për emrin me Greqinë.

хан

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button