Sipas Kodit Penal me lartësimin e Tarçullovskit, Gruevski dhe anëtarët e VMRO duhet të burgosen?
“Ai që nëpërmjet sistemit informativ, publikisht i mohon, minimizon në mënyrë të ashpër, apo i miraton veprat të dënueshme me nenet 403 dhe 407, që kanë të bëjnë me miratimin ose arsyetimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës, dënohen me nga 1 deri në 5 vjet heqje lirie.”
Ky është sanksioni që parashikohet nga Kodi penal, për të gjithë ata që konsumojnë këto vepra penale në Maqedoni.
Por çfarë ndodh realisht?
Te ne përpos që është pritur si hero Johan Tarçulloski, i shpalluri fajtor dhe i dënuari nga Gjykata e Hagës për rolin e tij në vrasjen e civilëve në fshatin Luboten, gjatë konfliktit të vitit 2001, atij i jepet detyra dhe ti dorëzojë listat e deputetëve të VMRO DPMNE-së.
Akti i dorëzimit
I pyetur nga Portalb, nëse në këto raste është konsumuar vepra penale e parashikuar në nenin 407 dhe kush është i obliguar ta iniciojë këtë përgjegjësi, juristi Osmani Kadriu përgjigjet se Policia dhe Prokuroria e shtetit mund të nisin procedurë kur vlerësojnë se ka konsumim të ndonjë vepre penale, ndërkohë që në rastin në fjalë është politike.
“Ngritja e përgjegjësisë penale është indikative, sepse që dikush të paditet penalisht duhet që të konsumojë një vepër penale. Policia dhe Prokuroria e Shtetit duhet të analizojnë shumë rrethana relevante që të konstatojnët , nëse ka konsumim të një vepre penale apo jo. Çështja është se a mund të konstatojmë se është përkrahur vepra dhe kjo mund të bëhet nëse shihen të gjitha rrethanat”, vlerëson për Portalb, Osmani.
Si duket nuk mjaftuan pritjet solemne me avion zyrtar si dhe as hapësira mediale që i përkushtohet për çdo ditë kriminelit të dënuar për krime lufte duke e lartësuar atë si hero, Johan Tarçullovski, ishte figura kyçe e festimeve të Qeverisë për dy Ilindenët.
LEXO: ‘Arkani i Maqedonisë’ u nderua për së dyti nga Qeveria
Gjatë festës së Ilindenit