Kanadaja paralajmëroi për masa përkatëse, nëse Uashingtoni e shfuqizon NAFTA-n

Kanadaja e paralajmëroi Administratën e re amerikane të presidentit Donald Tramp se do të ndërmarrë masa adekuate, nëse SHBA-ja vendos dogana të reja.

“Kandaja me vendosshmëri do t’i përfaqësojë interesat e veta në negociatat eventuale me SHBA-në për rishqyrtimin e Marrëveshjes Verioroamerikane për tregti të lirë, të njohur si NAFTA”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Kristia Friland, pas takimit në Uashington me sekretarin e ri shtetëror të SHBA-së, Reks Tilerson.

“Mbrojtja më e mirë është sulmi”, shtoi ajo.

Siç njofton Si-Bi-Es, Friland theksoi se rritja e doganave në kuadër të NAFTA-s do të reflektohet në mënyrë negative ndaj Kanadasë, por edhe të SHBA-së.

“Kanadaja në mënyrë të pakushtëzuar ishte dhe do të jetë e gatshme të qëndrojë në pozita të fuqishme mbrojtëse”, shtoi ajo.

Para fillimit të takimit dy ministrat refuzuan të kumtojnë nëse planifikojnë të bisedojnë për fatin e mëtejmë të NAFTA, pas disa deklaratave të Trampit se dëshiron rishqyrtim të marrëveshjes, së dakorduar midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës në vitin 1992.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button