Dimitriev-Han: Të respektohet sovraniteti në vendosjen për çështjet shtetërore

Kryeministri Emil Dimitriev dhe eurokomisari Johanes Han në takimin e sotëm në Shkup kanë theksuar se është me rëndësi të respektohet sovraniteti në vendosjen për çështjet me karakter shtetëror dhe kombëtar, njoftoi Kabineti i kryeministrit.

Dimitriev dhe Han, i cili qëndron në Shkup si pjesëmarrës në Takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, i kanë përshëndetur zgjedhjet e zbatuara parlamentare duke i vlerësuar si korrekte, të besueshme dhe demokratike dhe kanë prezantuar mendimet dhe pikëpamjet e tyre për aspekte të ndryshme të situatës aktuale politike.

Kryeministri Dimitriev dhe eurokomisari Han, e kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe kanë dhënë vlerësim pozitive për marrëdhëniet e ndërsjella.

Në takim janë theksuar reformat të cilat nevojiten për avancimin e standardeve në të gjitha sferat shoqërore dhe është shprehur gatishmëri drejt vazhdimit të bashkëpunimit në zbatimin e tyre.

“Eurokomisari Han theksoi se Bashkimi Evropian e respekton integritetin e vendit tonë dhe ardhmërinë tonë evropiane. Bashkëbiseduesit theksuan se është me rëndësi të respektohet sovraniteti në vendosjen për çështjet me karakter shtetëror dhe kombëtar”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Dimitriev theksoi se Qeveria në kuadër të ingerencave të saj i është kushtuar realizimit të aktiviteteve të nevojshme  për udhëheqjen e vendit dhe realizimin e qëllimeve strategjike  për integrimin evropian dhe euroatlantik. Ai, thuhet në njoftim, theksoi se deklaratat dhe procedurat e politikanëve të caktuar nga vendet fqinje që shkaktojnë ndjenja negative tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk janë në funksion të përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore duke shtuar se vendi ynë do të vazhdojë me zbatimin e politikave që  nënkuptojnë bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në rajon në sfera të cilat janë me interes të përbashkët.

“Eurokomisari Han theksoi se Bashkimi Evropian e respekton integritetin e vendit tonë dhe të ardhmen evropiane. Bashkëbiseduesit theksuan se është e rëndësishme  që të respektohet  sovraniteti në vendimin e çështjeve me interes kombëtar dhe shtetëror, njoftoi Kabineti i kryeministrit.

Në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, Han do të takohet me liderët e partive politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë. Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës Bilall Kasami dhe me Zeadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve.

Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button