Gjermania dhe Turqia para një konflikti të ri diplomatik

Ftesa e dërguar nga Berlini zyrtar deri te Selahatin Demirtash lider i Partisë Popullore Demokratike turke (HDP), i cili është në burg në Turqi mund në mënyrë shtesë t’i keqësojë marrëdhëniet midis dy vendeve aleate në NATO, lajmëron servisi gjerman televiziv Dojçe Vele (DV) në gjuhën angleze.

Ftesën deri te Demirtrash, i cili në burgun turk pret gjykim për terrorizëm, e dërgoi ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, lider i Socialdemokratëve Zigman Gabriel i cili sipas DV dëshiron në mënyrë simbolike ta shpreh mbështetjen për forcat demokratike në Turqi.

Në kushte të tensionit njëvjeçar, në marrëdhëniet midis Berlinit dhe Ankasë, lëvizja e Gabriel mund të interpretohet edhe si tentim populist për marrje të mbështetjes së opinionit gjerman i cili negativisht është i prirë ndaj politikave dhe lëvizjeve të Qeverisë turke dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Demirtash, përmes avokatëve të tij është i ftuar të marrë pjesë në konventën e “Aleancës progresive” – rrjet internacional i partive majtiste, por në vend të tij në Berlin do të udhëtojë delegacioni partiak.

Nga gjithsej 55 deputetë të HDP-së në parlamentin turk, 12 janë në burg, ndërsa atyre i kërcënohet dënim me burg prej mbi 3.000 vite.

Muajin e kaluar, Turqia zyrtarisht protestoi për shkak të ftesës për koktell që Ministria gjermane e Drejtësisë e dërgoi deri te ish-redaktori i përgjithshëm dhe përgjegjës i gazetës “Xhumhuriet” Çan Dundar i cili është në ekzil në Gjermani dhe paraprakisht Gjermania u akuzua nga përfaqësuesit më të lartë turq se i jep mbrojtje pjesëtarëve të organizatës terroriste kurde PKK dhe grupeve tjera terroriste të cilat luftojnë kundër Qeverisë turke.

Ankaraja zyrtare në të njëjtën kohë kërkon që Gjermania të mos ju ndajë azil mbi 40 personave ushtarakë turq të cilët kanë ikur nga vendi pas grusht shtetit të pasuksesshëm në korrik.

Midis qytetarëve turq të cilët kërkojnë mbrojtje në Gjermani janë edhe të paktën 11 diplomatë turk midis të cilëve edhe atasheu ushtarak në Ambasadën turke në Berlin të cilët sipas qeverisë në Ankara janë anëtarë të organizatës terroriste të organizatorit të grusht shtetit ushtarak Fetulla Gylen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button