Maqedoni, pesë persona të prekur nga “tularemia”

Një grua nga fshati i Kumanovës, Romanovcë dhe katër banor nga Grushina e Shkupit, janë prekur nga “tularemia”, infeksion që nuk bartet nga njeriu në njeriu, por shpejtë mund të merret nga kafshët e sëmura, brejtësit, por mund të merret edhe nëpërmjet kafshimit të insekteve, njofton Portalb.mk.

Këto dy fshatra, janë afër njëra tjetrës, ndërkaq tani për tani epidemiologët kontrollojnë nëse është e mundur që të ketë ndonjë burim tjetër të infeksionit prej të cilës është bartur sëmundja. Të gjithë të sëmurët nga “tularemia” janë në gjendje stabile shëndetësore. Mjekët dhe veterinarët paralajmërojnë banorët në këto fshatra, por edhe të qytetarëve që do të shkojnë në këtë periudhë të jenë më të kujdesshëm që të mos preken nga ky infeksion.

Epidemiologia nga Qendra e Shkupit për Shëndet Publik, Biljana Danillovska, thotë se të gjitha rastet kanë qenë të identifikuara në muajin e fundit. Tre persona nga Grushina janë paraqitur në mjek në mes të 12 dhe 17 janar, ndërkaq i katërti të premten, transmeton Portalb.

“Ka disa tipa të “tularemisë”. Të sëmurët nga Grushina kanë tip të lehtë”, tha Danillovska.

Çfarë është tularemia?

Tularemia bartet nga kafshimi i kafshëve të egra, kryesisht brejtësve, mirëpo rreziku i pronarëve të kafshëve të përkëdhelura shtëpiake vjen në rast se kafsha e tij han mishin e kafshës së egër të infektuar (lepurit, ketrit, miut të fushës, etj.).

Inkubacioni i tularemisë zgjat mesatarisht 3-5 ditë. Sëmundja zakonisht fillon shpejt, me simptoma të përgjithshme të shprehura dhe me drithërimë. Te 20% e të sëmurëve është e pranishme edhe rritja e mëlçisë dhe shpretkës, ndërsa brenda dy javëve të para të sëmundjes te 35% e të sëmurëve paraqitet ekzantemë makulopauloze. Temperatura te të sëmurët e pa mjekuar zgjat mesatarisht 32 ditë. Është vërejtur edhe bradikardia (ngadalësimi i të rrahurave të zemrës) relative te 42% e të sëmurëve.

Afekti primar është zakonisht në gishtat e dorës në formë të papullave të padhembshme, të cilat pastaj nekrotizohen dhe shndërrohen në ulkuse me skaje të ngritura me qelb, dhe pastaj formohet fundi i zi nekrotik. Format e lehta të tularemisë mund të mjekohen me 2 g tetracikline në ditë (doksiciklinom 2×100) ose me 14 ditë me kloramfenikol (20-50 mg/kg të masës trupore) në rast të paraqitjes së meningjitit. Format e rënda mjekohen me streptomicin (2×1 g/ditë intramuskular) për dhjetë ditë ose me gentamicin (5 mg/kg të masës trupore, i.m. ose i.v.)

Vdekshmëria te format e rënda të tularemisë mund të jetë deri në 33%, ndërsa te të sëmurët e mjekuar mund të arrijë 4%. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button