LSM kërkon që ambasadori grek dhe sindikatat të kyçen në zgjidhjen e çështjes së bllokadës në Evzoni

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i ka kërkuar letër ambasadorit të Greqinsë në Maqedoni, Dimitrios Janakakis dhe kryetarit të Konfederatës së Sindikatave të Greisë – GSEE dhe Konfederatës së Sindikatave të Shërbimeve Publike të Greqisë – ADEDY, me kërkesë aktive që të kyçen në zgjidhjen e problemit të bllokadës në pikën kufitare Evzoni, i cili është bërë pas grevës dhe bllokadës nga ana e bujqve grek, njofton Portalb.

Në letrën e LSM-së thuhet se ata shprehin shqetësim për shkak të bllokadës së Evzonit, për shkak të pasojave negative, janë tanimë të pranishme në ekonomi dhe plotësisht ndikojnë në përkeqësimin e punës ekonomike financiare të kompanive, ndërkaq drejtpërdrejt e rrezikon edhe gjendjen ekonomiko-sociale të punëtorëve të cilët punojnë në ato kompani.

LSDM apelon dhe shpreson subjektet kompetente, në interes të ruajtjes dhe sigurimit të stabilitetit ekonomik, por edhe të gjendjes ekonomike-sociale, aktivisht të kyçen në zgjidhjen e situatës, gjegjësisht zhbllokimin e kufirit.

Bujqit grekë kërcënohen me bllokime edhe në Dojran dhe në hekurudhën pranë Idomenit

Bujqit grekë kërkuan nga Qeveria në Athinë deri të enjten të realizojnë takim me ministrat dikasterial që të bisedojnë për kërkesat e tyre.

Bujqit, të cilët me bllokime protestojnë kundër ndryshimeve në sistemin për sigurim social dhe rritjen e tatimeve, sot paralajmëruan se nëse nuk respektohet afati, ata do t’i intensifikojnë protestat.

Fermerët grekë planifikojnë ta bllokojnë edhe hekurudhën në Idomeni ose vendkalimin kufitar Dojran, në kufirin Greqi-Maqedoni.

“Nëse Qeveria greke deri nesër nuk jep datë të saktë për takim, do ta përforcojmë qëndrimin tonë”, deklaroi lideri i sindikatës Ahileas Kamburis për agjencinë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.

Protestuesit veçmë shkaktojnë probleme të mëdha, sepse në dy javët e fundit i bllokuan autostradat kyçe, udhëkryqet dhe vendkalimet kufitare, me ç’ka e pengojnë qarkullimin në rrjetin kombëtar rrugor dhe pengojnë dorëzimin e mallit në Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë fqinje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button