“Një Diplomat veteran në Bruksel boton libër mbi Shqipërinë nën sundimin komunist“

Gazeta e përditshme belge në gjuhën angleze „“Brussels Times“ në numrin e saj të datës 29 Janarr 2017 ka botuar një shkrim të gjatë mbi librin e ri në gjuhën angleze “True Stories from Red Albania“ të autorit Jorgji Kote, botim i Shtëpisë Botuese “Toena“  Shkrimin mund ta lexoni të plotë me dy fotografitë e gazetes të përkthyer në gjuhën shqipe.

“Një Diplomat veteran në Bruksel boton  libër mbi Shqipërinë nën sundimin komunist“. 

Një libër i ri mbi Shqipërinë nën sundimin komunist i shkruar nga diplomati Jorgji Kote në Bruksel tregon se si pavarësisht nga vështirësitë, njerëzit mundën të mbijetonin gjatë sundimit komunist. “True Stories from Red Albania” (  Shtëpia Botuese “ Toena” Tirana, 2016) përshkruan Shqipërinë në vitet 1945 – 1990. Libri përfshin edhe një parathënie të gazetares britanike Kate Holman.

Dikur një vend i izoluar në Ballkan që lëngonte nën peshën e  një prej diktaturave me të egra të pas Luftës së II Botrore, Shqipëria tashmë është antare e NATO dhe candidate për antarësim në BE. Ky vend duhet të zbatojë ende reforma por megjithatë është në rrugën e duhur për të bërë aplikimin për hapjen e negciatave të antarësimit që është miratuar për një të azrdhmùe të afërt.

Diktatori Enver Hoxha i cili sundoi Shqipërinë pas disfatës  së Gjermanisë naziste deri në vdekjen e tij më 1985 ishte përgjegjësi për sistemin e vetëizolimit që u vendos në Shqipërinë e ndarë nga gjithë bota, madje dhe nga vendet et jera komuniste, me një shtypje të madhe brenda vendit. Do të duheshin edhe pesë vite të tjera deri më 1990 që në Shqipëri të  vendosej demokracia.

Autori i “True stories from Red Albania”, Dr Jorgji Kote aktualisht është diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel. I lindur në Tiranë më 1952, ai u rrit në një vend jashtëzakonisht të varfër dhe në një rregjim totalitar. Ai studoi për anglisht dhe ekonomi dhge kjo ia mundësoi atij karrierën si punonjës civil dhe diplomat.

Falë përvojave të tij si activist rinie, mësues, shoqërues i grupêve turistike dhe interpret, ai ka njohure të thella mbi shoqërinë shqiptare të asaj kohe, ndaj dhe është personi i duhur për të ëprshkruar këtë periudhë të historisë së Shqipërisë. Kote thekson se ky libër është një seri ngjarjesh personale, duke përmendur ndërkohë edhe shokë dhe njerëz qtë tjerë që ai i admiron në “ diasporën” shqiptare, ndërmjet të tjerash në Bruksel, komuniteti i begatë i të cilit daton qysh në vitet 50.

Për ironi të fatit, edhe vetë Enver Hoxha u ekspozua ndaj perëndimit gjatë kohës kur studionte në Francë në vitet 30, duke u caktuar edhe sekretar personal i një diplomati shqiptar në Bruksel.

Nëpërmjet anekdotave dhe përvojave  të veta, autori ia ka dalë mbanë të përshkruajë me ngjyra jetën e  fëmijve dhe të rriturve në Shqipëri gjatë atyre viteve. Ai ka kapur momentet kryesore të asaj periudhe të cilat shërbejnë edhe si kujtesë lidhur me ateizmin e detyruar, kultin e personit, varfërinë dhe izolimin në një vend monist. Vetë Enver Hoxha përmendet kalimthi në libër, por fryma e tij ndihet se vërtitet ngado.

Kote shkruan se “Radhët e gjata për bukë e qumësht qysh herët në mëngjes, edhe 15 vjet pas çlirimit nga Gjermania nazistee ishin bëë një rutinë e bezdishme për të gjithë ne; Për vite të tëra  produktet ushqimore bazë mund të siguroheshin vetëm në qytet dhe kjo ndodhte në një vend ku bujqësia dominonte ekonominë e vendit dhe lur kishte mungesa të mëdha për mallra konsumi.

Gjatë viteve 60, nisi të frynte një fllad i lehtë lirie, sidomos në fushën e arteve, kulturës dhe sporteve që ishin mjaft popullore. Kjo mund t’i ketë ndihmuar njerëzit gjatë ndeshjes dhe përballimit të vështirësive ekonomike. Pas një fjalmimi të Enver Hoxhës në shkurt 1967, në vend shpërtheu një zjarr antifetar, që çoi në shkatërrimin dhe djegjen e mbi 2,000 kishave, xhamive dhe pbjekteve të kultit. Shqipëria u shpall zyrtarisht vend ateist.”

Kote shkruan në librin e tij se “Dishepujt e Krishtit u zëvendësuan nga 12 antarët e Byrosë Politike, portretet e të cilëve shiheshin kudo, me Enver  Hoxhën në krye”  Shkollat u “ revolucionarizuan” dhe mësuesit ishin të detyruar të fillonin mësimet në klasë me referenca ndaj Marksizëm – Leninizmit.

Pavarësisht ose dhe për shkak të shtypjes politike, njerëzit u mësuan të vinin në përdorim dhe humorin, me qëllim që t’iu përshtateshin situatave nëpër të cilat kalonin, duke preferuar të qeshurave ndaj të qarave. Në libër jepen shumë shembuj të këtyre shakave të vërteta. Flokët e gjata dhe mjekra ishin gjithashu të ndalura edhe për turistët dhe të huajt; psh – edhe Karl Marxi vetë nuk do të ishte lejuar të hynte në atë vend!!! Apo kur një zyrtar pyeti një lektor lidhur me pohimin e këtij të fundit në një seminar se “ pyjet janë ari i gjelbër” duke iu referuar literaturës partiake. Lektori iu përgjigj “ Po, mirë, mor shok i dashur, kur Partia thotë se nafta është ari i zi, përse të mos jenë dhe pyjet ar i gjelbër?!

Një rast konkret kujtese nga periudha komuniste janë dhe qindrat dhe mijrat e bunkerëve që u ndëertuan gjatë atyre viteve për t’u mbrojtur nga armiqtë e pretenduar dhe kërcënimet nga jashtë. Sot, bunkeret janë kthyer në atraksione turistike. Duke gjykuar mbi vështirësitë që ka kapërcyer Shqipëria gjatë tranzicionit në një demokraci me orientim tregu, e gatshme për të adertuar në BE, periudha komuniste ka lënë gjithashtu edhe plagë të tjera në shoqërinë shqiptare.

Shumë shqiptarë u detyruan të  emigronin qysh gjatë periudhës komuniste ndërsa qindra mijra të tjerë u larguan nga ai vend sapo iou krijua mujndësia. Gjithsesi, populli shqiptar i mbijetoi periudhës komunite dhe tani mund të shohë përpara drejt një të ardhmeje më të mirë. Ashtu sië shkruan  Kote në librin e tij të vogël por tërheqës, rezistenca e popullit shqiptar u ushqye edhe nga lidhjet e fuqishme familjare dhe mbështetja në trashgiminë e tij kulturore.

The Brussels Times

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button