De Biazi nderohet me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

Në prani të shumë personaliteteve dhe diplomatëve, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi u vlerësua nga shteti italian me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, i cili iu dorëzua nëpërmjet ambasadorit të Italisë në Tiranë, Alberto Kutilo, njofton Top Channel.

“Nuk është trajneri ai që bën golat, por De Biazi arriti para nesh, para politikës, që të çojë Shqipërinë në Paris në Europianin e futbollit, ku Shqipëria dha një demonstrim fantastik të aftësive të saj jo vetëm në futboll. Do të mjaftonte ky i fundit për të justifikuar çmimin mëse të merituar”, tha ambasadori italian.

I emocionuar është shfaqur De Biazi në fjalën falenderuese për këtë vlerësim: “Jam i lumtur dhe i emocionuar sepse titulli kavalier nuk është i lehtë të mbahet, aq më tepër që jep përshtypjen e një të moshuari. Por, jam krenar, pasi përfaqëson një urë mes dy kombeve, që, sipas meje, janë pranë. Kemi në mes një det që na ndan, por një det që kalohet lehtësisht, kemi mentalitete që ngjasojnë dhe uroj që raportet të jenë gjithmonë bashkëpunues”.

Po kaq entuziast dhe vlerësues për trajnerin e përfaqësueses sonë është shprehur në fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama.

“Kur Konte la kombëtaren e Italisë, pata frikë edhe pse doja si tifoz që ai të zëvendësohej nga dikush me nivel, kisha frikë se ai dikush mund të ishte De Biazi. Më pas, gjërat shkuan sipas rrjedhës dhe unë jam i lumtur që kemi një trajner më të mirë se kombëtarja e Italisë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, dëshirën e kryeministrit që De Biazi të vazhdojë ende në pankinën e Shqipërisë edhe në Europianin e ardhshëm e frenon presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka: “Kryeministri di shumë më mirë punët e politikës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button