PUNËTORI

I lodhur nga puna
Në errësirë e në natë
Është i katandisur
Për një gojë kafshatë.

Është ai i lodhuri
Gjithnjë ëndërrimtar
Duket i drobitur
Përherë durimtar.

Në orët e vona
Përsëri punon
Kurrë i mërzitur
Se nga puna rron.

Edison Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button