Mourinho e barazon rekordin e Fergusonit

Manchester United po i rikthehen ditët e lavdishme si në kohën e Sir Alex Fergusonit.

“Djajtë e Kuq” kanë arritur me Jose Mourinhon që t’ afrohen rekordit të trajnerit legjendar skocez, duke mos humbur 15 ndeshje në këtë sezon në Premier Ligë.

Ferguson e mban rekordin tek Manchester United me 29 ndeshje pa humbje, ku këtë ecuri e kishin në vitin 1999, ndërsa nw vitin 2011 kishin 15 ndeshje pa humbje, ku për dallim nga Moyes dhe Van Gaal, portugezi është në rrugë të mirë për ta kthyer klubin sërish në majat e futbollit, transmeton ORAinfo.

Edhe pse Mourinho kishte një start të dobët në ligën angleze, ai ka arritur që të hyjë në luftë për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, pozitë kjo që i mungon klubit që disa sezone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button