Një tërmet prej 5.2 ballë godet Turqinë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit tronditi provincën perëndimore të Çanakkalasë sot herët në mëngjes, bëri të ditur Drejtoria për Katastrofa dhe Menaxhim të Emergjencave (AFAD), raporton Anadolu Agency (AA).

Ende nuk ka raporte për dëme pasi tërmeti nën Detin Egje goditi provincën bregdetare, në thellësi prej 6.6 kilometra.

Ky është tërmeti i tretë që ka goditur Çanakkalanë gjatë dy ditëve të kaluara.

Sipas mediave lokale, të paktën katër persona u plagosën të hënën kur dy tërmete prej 5.3 ballë goditën Çanakkalanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button