Shkupi humbë kontrolluesen e parë në Ohër

Trajneri Ardian Nuhiu ka shfrytëzuar ndeshjen e katërt kontrolluese në Ohër, ku përballë kishte ekipin e Strugës duke u dhënë shansin futbollistëve më të rinj, njëherit për të parë më nga afër se si po ngritët forma e atyre që do të jenë lojtar potencial për të mbetur me ekipin e seniorëve për sezonin pranveror që fillon me 19 shkurt.

Ndeshja ndaj Strugës është zhvilluar në terren të papërshtatshëm me shumë baltë, pasi mbrëmë dhe gjatë ditës kishte reshje të mëdha të shiut.

Në këtë ndeshje të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët e Strugës, e që më pas të shënojë golin e dytë në këtë afat përgatitor Fatih Ismaili. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë trajneri Nuhiu në lojë kishte futur katër futbollistë për të ngritur ritmin e lojës, ndërsa në një moment gjyqtari i ndeshjes pasi akordon penalti, vendos që të anulojë vendimin e tij.

Në vazhdim Struga përsëri kalon në avantazh, ndërsa nga minuta e 70-të në lojë futet jesir Asani, i cili kishte së paku tre rast për të shënuar, por nuk arriti që të konkretizoj asnjë nga ta.

Kjo ishte kontrolluesja e parë që Shkupi humbi në Ohër, por kësaj radhe trajneri Ardian Nuhiu kishte planifikuar që të pushoj futbollistët që në ndeshjet tjera ishin titullar, për të qenë më të freskët në ndeshjen e fundit që do nesër luajnë nda ekipit serb të kategorisë së parë, Borac Çaçak.

FC Shkupi: Burhan Mustafa, Fisnik Zuka, Dimitrija Llazarevski, Besir Ramadani, Samir Shabani, Agon Elezi, Altin Sefo, Fatih Ismaili, Musli Lika, fatmir Arifi, Nikolla Iliç.

Nga minuta e 70-të luajtën edhe: Sedat Berisha, Emmanuel Mbella, Jasir Asani, Besart Krivanjeva dhe Arbin Bajrami.

FC Struga – FC Shkupi 2:1 (1:1)

Golashënues: LLoga dhe Merko për FC Strugën , Ismaili për FC Shkupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button