Ahmeti vendos nëse do t’ia jep nënshkrimet për mandat LSDM-së

Ali Ahmeti do të vendos për nënshkrimet e BDI-së. Në mbledhje me udhëheqësinë e ngushtë të partisë, nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta, e kanë njoftuar liderin e partisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt për detajet nga bisedimet e djeshme me LSDM-në, por edhe me atë se çfarë garanca kanë marrë nga Zaev që t’i jepen nënshkrimet e 10 përfaqësuesve të tyre që i njëjti ta merr mandatin për të vazhduar me bisedime thelbësore, njofton Portalb.

Një funksionar i BDI-së për TV24 nuk ka dashur të zbulojë se cilat janë garancat, por ka thënë se bisedimet e djeshme po zhvillohen në bazë parimore. Ata gjithashtu thanë se ende janë larg debatit thelbësor dhe material rreth kërkesave etnike të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button