Mos freno rini, vazhdo përpara për një të ardhme të ndritur

Të nderuar lexues, pasi nuk kisha kohë të shkruaja shkurtë, shkrova gjatë. Jo që jam një shkrues i mirë, por desha të shkruaj për një temë shumë të rëndësishme, që tani një kohë i kemi lënë gjitha gjërat pozitive anash dhe nuk po merremi me atë që duhet.

Njëherit, faleminderit për kohën që ndani për ta lexuar këtë shkrim me titull: “Mos freno rini, vazhdo përpara për një të ardhme të ndritur,, dhe shpresoj fjalët që do i them të jenë bindëse dhe këshilluese per rininë. Mirë, ne pretendojmë ringjalljen si komb, synojmë progres shoqëror për një të nesërme të kristaltë, po aqë të qartë sa e kaluara jonë. Por, si do t’i arrijmë këto?

Besoj në fuqinë time, po nuk mburrem me të, respektoj fuqin tuaj, por nuk kam frikë nga ju, ngase nuk ka gjë më të ulët sesa të respektosh dikë nga frika .

Unë nuk e di cfare ëndrre keni ju ? Mua po më intereson sa zhgënjyese mundë të jetë ajo … Atë ënderr që e mbani në mendje. Është e mundur … Por ju e dini së është e rëndë, nuk është e lehtë, është rendë ta ndryshojmë vendin tonë në këto situata. Është diçka që vërtet ekziston, në të gjithë ne ! Është shumë e rëndësishme të besosh se ti mundesh! Shumë njerëz ankohen se nuk ndryshon asgjë në këtë vend, që gjithnjë është njejtë, por shumica nuk punojnë për këtë vend,a thua pse ???

Njëra është shkaku I frikës,frika nga dështimi, nga mosrealizimi. Çka nëse gjërat nuk funksionojnë. Por, në procesin e ëndrrave ti do kesh shumë zhgënjime, shumë dështime, shumë dhimbje. Dhe, tjetra është frika nga suksesi ..! Çka nëse atë e bëjë dhe pastaj nuk merem me atë ! Ti pra, kalon shumë kohë me njerëzit e tjerë,kalon duke u munduar të bëshë atë që të tjerët do të pelqejnë, ti më shumë njehë njerëzit e tjerë,sesa e njehë vetën tënde.Dhe e dine çfarë ? Ti ke investuar aq shumë kohë në ata sa që nuk e dinë vet kush je ? Une te them të kalosh me shumë kohë me vetveten, t’i largosh humbesit nga jeta jote,në qoftë se dëshiron të jetosh ëndrren tënde. Nëse dëshiron të jesh më I suksesshëm, të kesh një të ardhme më të ndritur,nëse dëshiron të kesh gjëra që nuk I ke bërë më parë, unë të them ty të investosh në vetvete.Opinioni i të tjerëve nuk duhet të bëhet realiteti ytë.Ti nuk duhet ta kalosh jetën duke qenë viktimë! Kjo është ajo që unë e dua, një ardhmëri e pastër, e ndritur, pa marë parasysh se sa keq ka filluar. Unë do ta bëjë atë. Unë do ta paraqes një ide, do paraqes një mundësi. Disa nga ju tani dëshironi të shkoni në nivel tjetër, unë dua këshillë, dua të bëhem mjek, inxhinier, politikan, arkitekt,poet etj… Dëgjo tani! Ti mund të arrishë në atë nivel. Ndoshta ekonomisht nuk munde të arrish atje ku deshiron të jesh, derisa fillon te investosh në mendjen tënde. Ju nuk lexoni libra. Ju nxisë të gjithëve që të shkoni nëper konferenca, ju them të investoni në kohë, ju them të kaloni një orë duke njohur veten tuaj. Kur ti bëhesh personi, i cili je krijuar që të jesh i dizajnuar për atë që je dhe kur ti bëhesh individual, çfarë duhet të bëshë,fillo veçoje vetën tënde nga të tjerët. Në qoftë se ty ende s’të kam bindur më dëgjo, investo në mendjen tënde se ti ende flet vetëm për ardhmërin, për qëllimet tua,por s’ke bërë asgjë, merr hapin e parë. Ti mund t’i bëshë prindërit e tu krenarë, shkollën, fakultetin tëndë, por mbi të gjitha vendin tëndë. Nëse përballeni me refuzime, me fjalën “jo,, ose kur kemi mbledhje dhe askush nuk paraqitet, ose kur dikush të thotë mund të mbështetesh në mua, por një gjë të tillë nuk e beson, çfarë nëse e kemi atë lloj qëndrimi, që ende nuk po beson në ty, humbë përseri e përseri.Kur ti bëhesh personi i duhur, të fillosh të ndërtohesh, të vecohesh e të dallohesh nga të tjerët, të bëhesh shembulli i të tjerëve,të ndërtosh ardhmërinë, por dritat ende janë të fikura, po ti vazhdon të shikosh ëndrren tënde, vazhdon të merresh me ëndrren tënde dhe thuaj vetes: – Nuk është ky fundi deri sa të arrij atje në maje. Ti mundesh ta jetosh ëndrren tënde, ti mundesh të ndriçosh ardhmërin, por duhet ta njohësh edhe dështimin, asnjëherë s’duhet dorëzuar për ta arritur synimin tënd, dhe pse jo një ditë të shijosh suksesin.

Po, mbushe te lutem 60 sekondëshin (minutin) me punë, prodhime, ndricim… Rini, pra të lexojmë libra, të ndjekim konferenca, ta njohim vetveten,të investojmë kohë në vetveten, sepse ne jemi të aftë për ndryshime. Besoni në vetvete dhe thuani vetës, nuk është ky fundi deri sa të arrijmë të ndryshojmë ardhmerinë, rininë, derisa sa të bëjmë ëndrren tonë realitet, asnjëherë s’duhet dorëzuar, por për të arritur gjithmonë duhet besuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button