VMRO-DPMNE: Koalicioni pa ne, do të thotë përballe me probleme në të ardhmen

“Çdo parti që do të sjellë vendime për formim të koalicionit pa partinë që ka fituar shumicë votash dhe mbështetje më të madhe të popullit në zgjedhje, duhet ta dijë se në të njëjtën kohë sjellë vendim që të përballet me probleme në të ardhmen, pasi që e injorojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve”. Ky është qëndrimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të cilin e ka deklaruar në takimin e sotëm të ambasadores së misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, në pyetjen se nëse LSDM-ja formon Qeveri, a do të jetë e pranueshme për VMRO-DPMNE-në, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e partisë thuhet se në nënvizimin e ambasadores se ekzistojnë shtete ku ka ndodhur që partia fituese e zgjedhjeve të mos hyjë në koalicion qeveritar, nga VMRO-DPMNE, kanë thënë se në dhjet vitet e fundit “prej brenda dhe prej jashtë vazhdimisht është potencuar se Maqedonia është rast i veçantë, i cili e ka specifikën e multietnicitetit dhe se ajo situatë veçmas është e rëndësishme që partia fituese te votuesit shqiptarë të bëjnë koalicion me partinë fituese te partia maqedonase”.

“Tani VMRO-DPMNE-ja është fituese dhe prej brenda dhe prej jashtë harrohet ai parim. Të gjithë e dinë se nëse një herë shkelet parimi, i njëjti më nuk do të kthehet. Pasi që nuk mundet më të vlejë parimi sipas nevojës, vetëm kur dikujt i konvenon”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Takimi, ashtu siç theksojnë nga partia, ka qenë me kërkesë të ambasadores, ndërkaq bashkë me Gruevskin në takim ka qenë edhe Vlladimir Gjorçev, Aleksandar Nikollovski dhe Nikolla Poposki.

Në lidhje me formimin e koalicionit, nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të dallimit të ngushtë të dy partive që kanë fituar më shumë mandate. Sipas partitë, të njëjtat do të ishin mbajtur bashkë me zgjedhjet lokale, në pjesën e parë të muajit maj, por “por ajo do të mundet të diskutohet me partitë nëse ka vullnet, dhe jo frikë nga zgjedhjet ashtu siç demonstroi LSDM-ja”.

Rreth kërkesës për ndryshim të rregullores për gjuhët, lideri i partisë ka thënë se VMRO-DPMNE nuk pajtohet që të zbatohet parimi i dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë “jo për atë se është kundër gjuhës shqipe ose shqiptarëve të Maqedonisë, por për atë se ajo nuk do të reflektonte me realitetin demografik në shtet”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button