Sot prezantohet fushata për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive

Sot, në “GEM klub”, me fillim prej orës 14:00, do të mbahet konferencë për shtyp e cila do të shënojë edhe fundin e projektit “Tifo pa urrejtje”, projekt i realizuar nga ana e 10 aktivistëve të rinj, studentëve dhe gazetarëve, ndërsa financiarisht i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në këtë konferencë për shtyp do të prezantohen aktivitet e projektit, siç janë:

  • Ndikimi i rrjeteve sociale në parandalimin e gjuhës së urrejtjes
  • Prezantim i fushatës kundër dhunës në ndeshjet sportive – prezantim i video materialit.

Të gjitha aktivitetet e projektit u zhvilluan në periudhën shtator 2016 – shkurt 2017. Më shumë informacione lidhur me projektin mund të lexoni në faqen e Facebook-ut: https://www.facebook.com/LetsPlayNoHate/?fref=ts.

“Tifo pa urrejtje” është një nismë e cila ka për qëllim parandalimin dhe përballjen me fenomenin e shumënjohur në Maqedoni: GJUHA E URREJTJES DHE DHUNA MES TIFOZËVE. Ideja për këtë projekt lindi gjatë workshop-it “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”(CVE) e organizuar në muajin Korrik 2016 në qytetin e Durrësit, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button