MPJ kërkoi qëndrim nga Uashingtoni për deklaratat e kongresmenit Rohrabaker

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë përmes Ambasadës së Maqedonisë në Uashington, përmes rrugës diplomatike kërkoi qëndrim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për deklaratën e kongresmenit amerikan Dana Rohrabaker, të publikuara në një intervistë për “Vizion Plus” të Tiranës.

“Kongresmeni është anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për punë evropiane. Qëndrimet e tij të shfaqura shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Të njëjtat nxisin retorikë nacionaliste në fqinjësi, me çka na kthejnë në të kaluarën”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Prej aty shfaqin bindje se Departamenti i Shtetit në mënyrë adekuate do të largojë çdo dilemë rreth qëndrimeve të shfaqura, si dhe se do ta afirmojë politikën e saj ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit.

Дана Рохрабакер

Kongresmeni amerikan, Dana Rohrabaker, në një intervistë për “Vizion Plus” mes tjerash tha se “krijimi i Maqedonisë është projekt i dështuar dhe tani janë krijuar të gjitha rrethanat të ndahet mes shteteve fqinje, përfshirë edhe Kosovën dhe Bullgarinë“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button