Shifra alarmante! 560 milionë euro kamata në 6 vitet e fundit në Maqedoni

Borxhi publik i Maqedonisë në vitin 2010 ishte 1.93 miliardë euro apo 27.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkruan gazeta KOHA. Gjashtë vite më vonë apo në 2016, ai arriti në 4,71 miliardë euro, gjegjësisht 50.1 të PBB-së, ndërsa sivjet do të arrijë në shifrën rekord prej pesë miliardë euro.

Nga ana tjetër, në periudhën 2010-2016, vetëm për kamata të borxhit publik janë paguar 557 milionë euro.

Sipas profesorit universitar, Neritan Turkeshi, huazimet e deritanishme, së bashku me kamatat, nuk kanë mbështetur rritjen ekonomike më të madhe dhe nuk kanë përmirësuar standardin e qytetarëve, për shkak se janë harxhuar në një pjesë të madhe në mënyrë joproduktive dhe kanë shkuar edhe për mbulimin e shpenzimeve rrjedhëse të funksionimit të shtetit.

“Në vitet e fundit në Maqedoni edhe pse kemi rritje të madhe të borxhit publik që arrin në mbi 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk kemi rritje ekonomike prej 4-5 për qind në vit, por në mesatare kemi rritje prej 2-3 për qind. Gjithashtu nuk kemi përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, hapje të vendeve të reja të punës nga sektori privat vendor e kështu me radhë. Problem tjetër lidhur me hyrjen në borxh është edhe llogaridhënia e plotë, jo vetëm në nivel qendror, por edhe lokal për harxhimin e të hollave të qytetarëve, nevojës së hyrjes në borxhe të reja, mënyrën e harxhimit të të hollave, “borxheve nën jastëk”, e kështu me radhë. Çështje tjetër që duhet të theksohet është edhe qëndrueshmëria e borxhit publik për shkak se konsolidimi fiskal apo shtrëngimi i parave publike nuk guxon të dëmtojë apo të ulë rritjen ekonomike“, thekson Turkeshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button