Sot mbahet protestë kundër EVN-së

Këshilli Qytetar kundër EVN-së për sot, ka paralajmëruar sërisht protesta kundër EVN-së në Tetovë, por edhe kundër kompanive tjera energjetike që janë në pronësi të shtetit, si: MEPSO dhe ELEM.

LEXO: Tetovë, protestë masive kundër EVN-së (VIDEO)

“Protesta do të fillojë menjëherë pas namazit të xhumasë duke u grumbulluar në qendër të Tetovës dhe duke marshuar drejt zyrave të EVN-së në Tetovë”, thuhet në lajmërimin e Këshillit qytetarë kundër EVN-së.

Kjo është protesta e tretë me rradhë që organizohet nga kjo iniciativë qytetare për shkak të siç thonë, shumë parregullsive që u bëhen qytetarëve nga kjo kompani si dhe nga kompanitë tjera energjetike shtetërore.

16427628_1785369265049515_4402712202341701543_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button