Për banjë dhe uikend falas në Dibër janë dorëzuar 133 kërkesa

Interesim të madh ka te pensionistët në komunën e Dibrës dhe Qendra Zhupa, për shfrytëzimin e volitshmërive që jepen me projektin qeveritar për rekreacion klimatik falas në banjë dhe uikend falas turistik.

Këtë e konfirmon edhe numri i kërkesave të parashtruara deri më sot.

“Nga 20 janari kur filloi parashtrimi i kërkesave, deri sot, për këtë volitshmëri kanë aplikuar 133 pensionistë. Për qindja më e madhe nga kërkesat e dorëzuara ose mbi 90 për qind, janë për rekreacion klimatik falas në banjë. Deri në fund të afatit, 20 shkurt, pritet që numri të jetë më i madh”, thekson Bardhyl Ballanca, referent në Njësinë afariste të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Dibër, i cili me aktivitetin  e tij i mbulon dy komunat.

Përndryshe, në rekreacion klimatik falas në banjë, në gjashtë vitet kanë qenë 340 pensionistë nga komunat Dibër dhe Qendra Zhupa, derisa në dy vitet e fundit në uikend turistik falas 44 pensionistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button