SHGM solidarizohet me kërkesat e gazetarëve të MPM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë solidarizohet me kërkesat e gazetarëve të tre gazetave të botuesit Media Print Makedonija që “menjëherë të paguhen rrogat e dy muajve të fundit dhe honorarët e korrespodentëve”.

SHGM mbështet vendimin e këshillit grevist të gazetarëve të Dnevnik, Utrinski dhe Vest të hyjnë në grevë nëse më së voni deri më 15 shkurt nuk paguhen pagat dhe honorarët.

“Pa siguri sociale të gazetarëve nuk mund të ketë liri të mediave, e cila është parakusht për një demokraci funksionale. Ftojmë pronarët dhe menaxherët e MPM seriozisht të merren me zgjidhjen e problemeve dhe të pushojë agonia në kompani. E patolerueshme është gazetat dhe gazetarët të shndërrohen në pengje të interesave ditore të politikës. Zgjidhja e vetme e qëndrueshme për gjendjen në MPM është të lirohen gazetat nga kontrolli partiak. E ardhmja e gazetave duhet të kërkohet duke kthyer besimin e lexuesve dhe të reklamuesve”, thonë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button