Melania Trump fillon punët e shtëpisë…së Bardhë, synime për të ndryshuar dhomat historike

Melania Trump po fillon të sillet si zonja shtëpie në Shtëpinë e Bardhë. Us Weekly shkruan që ajo ka zgjedhur dizajneren për ridekorimin e shtëpisë, ajo është Tham Kannalikham, dizajnere interieri nga NewYork-u.

Stephanie Winston Wolkoff, këshilltarja e zonjës së parë, shpjegon për Women’s Wear Daily pse është zgjedhur Kannalikham për këtë detyrë. “Znj. Trump ka një vlerësim të thellë për aspektet historike të Shtëpisë së Bardhë”, thotë ajo, “dhe me dizajnin tradicional dhe mjeshtërinë e Tham-it, ata po fokusohen në integrimin e elegancës dhe komfortit në vendin ku Presidenti, Zonja e Parë dhe djali i tyre, Barron do të kalojnë kohën e tyre familjare dhe do e quajnë shtëpi.”

Dizajneria me origjinë nga Laosi, që e ka filluar në Ralph Lauren Home, tani zotëron firmën e saj të quajtur Kannalikham Designs. “Është nder të punoj me Zonjën e Parë për ta bërë Shtëpinë e Bardhë të ngjajë si shtëpi”, ka thënë Kannalikham në një deklaratë të enjten.

Kannalikham njihet për punën me klientët privatë nga e gjithë bota dhe është mjeshtre e të mbajturit të një profili të panjohur gjerësisht. Faqja e kompanisë së saj ka një login privat vetëm për klientët dhe nuk ka asnjë foto. Faqja kryesore ka vetëm informacionet e kontaktit. Kannalikham gjithashtu nuk do të shfaqet publikisht as në llogaritë e sa private, ajo e ka Instagramin e mbyllur dhe faqen e Linkedin-it shumë bazike.

Nuk është e qartë sesi janë takuar Kannalikham dhe Melania, por bashkëpunimi i Kannalikham-t me  Ralph Lauren mund të ketë qenë një nxitje për Melania-n, e cila u vesh me Ralph Lauren ditën e përurimit.

Aktualisht, Zonja e Parë ndodhet në Kullën Trump në New York, por do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë në fund të vitit shkollor dhe do të vazhdojë ta ndajë kohën mes Shtëpisë së Bardhë dhe New York-ut, sipas US Weekly. Qëllimi kryesor për ridekorimin e Shtëpisë së Bardhë do të jetë krijimi i një atmosfere shtëpiake për djalin 10 vjeç të Trump, Barron. Hapësirat e tjera të Shtëpisë së Bardhë që do të ridekorohen do të jenë Dhoma e Gjumit Lincoln, Dhoma e Ngrënies së Presidentit, Ballkoni Truman, Dhoma e Verdhë Ovale dhe Dhoma e Pushimit në katin e dytë. Megjithatë është e vështirë të ndryshosh disa nga dhomat historike të Shtëpisë së Bardhë. Dhoma e Gjumit Lincoln dhe dhoma shtetërore e ngrënies mbrohen nga Komiteti i Ruajtjes së Shtëpisë së Bardhë. Zonja e Parë duhet të kërkojë aprovim për të ridekoruar këto dhoma historike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button