“Infoqendra”: SOS-i të kërkojë falje për shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj OJQ-ve

Organizata joqeveritare “Infoqendra” ka dërguar demant në lidhje me, siç thonë ata, shpifjet e bëra ndaj tyre nga “Stop Operacioni Soros”. Demantin e sjellim të tërë, njofton Portalb.mk.

“Organizata joqeveritare “Infoqendra” dhe të gjitha organizatat me botëkuptime të hapura shoqërore vazhdimisht janë përballur me sulme nga qeveria aktuale  dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ky sulm i organizuar është rritur edhe më shumë në periudhën e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare të vitit 2016.

Sulmi i fundit që u shpreh nga “SOS” më 4 shkurt të 2017-s, në të cilën u shprehën gënjeshtra, dezinformata dhe aluzione si për punën e OJQ “Infoqendra”, po ashtu edhe për punën e organizatave të shumta të cilat thirren për demokraci, shoqëri të lirë në të cilën do të respektohen të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Kategorikisht i demantojmë të gjitha informacionet për punën e organizatës, të paraqitura për një qëllim që të shpërqendrohet publiku dhe të komprometohet reputacioni i OJQ “Infoqendra”.

Qytetarët duhet të dinë se OJQ “Infroqendra” pa ndërprerë ka punuar tashmë 13 vite në mënyrë të pavarur, jopartiake dhe transparente, duke u thirrur në lirinë e shprehjes dhe të mediave, demokracisë dhe respektimit të lirisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Duke e pasur parasysh këtë, OJQ “Infoqendra” nga SOS pret që publikisht të kërkojë falje për të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet e thëna, sepse në të kundërt do të ngritët padi për ofendim dhe shpifje.

Njëkohësisht, prej mediave të cilat i publikuan të pavërtetat nga e ashtuquajtura, iniciativa SOS kërkojmë që ta shpallin këtë demant në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohështrirje për aluzionet dhe gënjeshtrat e thëna”, thuhet në kumtesën për demant nga OJQ “Infoqendra”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button