Komiteti i Helsinkit: “SOS” të kërkojë falje për gënjeshtrat

Pas një sërë organizatash edhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka dërguar demant me kërkesë që e ashtuquajtura lëvizje “SOS” të kërkojë falje publike për gënjeshtrat dhe shpifjet e plasuara më 4 shkurt në konferencën për shtyp, njofton Portalb.mk.

“VMRo-DPMNE-ja nëpërmjet të ashtuquajtur lëvizje “SOS” kryen sulm të drejtpërdrejt ndaj kredibilitetit dhe reputacionit të Komitetit të Helsinkit e cila gjithnjë i ka mbrojtur të dejtat e njeriut. Rikujtojmë se organizata jonë, gjatë kohës kur ka qenë në opozitë VMRO-DPMNE-ja, funksionarët e kësaj partie në kontinuitet kanë qenë në kontakt dhe kjo flet që ata kanë besuar në kapacitetin e kësaj organizate neutrale dhe rolin korrigjues ndaj pushtetit”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

KH-ja kërkon nga SOS që të kërkojë falje për shpifje dhe gënjeshtra, të plasuara gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button