“Fokus”: Deklaratat e SOS-it gënjeshtra

Fondacioni për zhvillim lokal dhe demokratik “FOCUS” demantojnë deklaratën e 4 shkurtit të 2017-s, të lëvizjes qytetarë “Stop Operacioni Soros”, njofton Portalb.mk.

“Të revoltuar nga sulmi i orkestruar i tre pjesëtarëve të “SOS”-it të cilët tentuan të njollosin imazhin “Fokus”-it dhe organizatave tjera joqeveritare, me pretekstin se kanë punuar në përjashtim me dispozitat ligjore dhe në bazë të urdhrit të ndonjë partie, duam që qytetarëve të Maqedonisë t’ju tregojmë se deklaratat e SOS-it janë të pavërteta dhe se shuma e parave është e trilluar, ku u paraqit para opinionit me qëllim të diskretitojë dhe kriminalizojë punën e Organizatës rajonale kredibile në Maqedoni.

Meqë qytetarët e rajonit të Vardarit e njohin Fondacionin “Fokus”, për ata që nuk njohin, nga kjo organizatë kanë numëruar 20 aktivitet e tyre të realizuara suksesshëm, për të cilën themeluesit dhe bashkëpunëtorët e Fondacionin “Fokus” shprehen se janë krenarë”, shkruhet ndër të tjerash në demantin e Fondacionit “Fokus”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button