“SOS” ka afat 7 ditë që të kërkojë falje, në të kundërtën shumë organizata joqeveritare do ta padisin
Pas konferencës për shtyp, të ashtuquajturës lëvizje “Stop Operacioni Soros” (SOS), të cilët thanë se një rrjet prej dhjetëra organizatave joqeveritare, sipas tyre, kanë ndikuar në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, dje dhe sot nuk ndalen reagimet duke demantuar “SOS-in” se ka shpifur dhe gënjyer me qëllim të prishjes së reputacionit të tyre organizatave qytetare, njofton Portalb.mk.
Shumica prej organizatave, ka kërkuar që SOS të kërkojë falje në afat prej 7 ditëve, në të kundërtën do të ngritin padi penale. Organizatat gjithashtu theksojnë, se pushteti nëpërmjet të ashtuquajturës lëvizje, po kryen trysni ndaj sektorit civil pasi që periudhën e tyre ata ishin më të zëshmit kundër VMRO-DPMNE-së.
Më poshtë Portalb ua sjellë reagimet e OJQ-ve në vend:
“Infoqendra”: SOS-i të kërkojë falje për shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj OJQ-ve
“KHAM”: Pjestarët e SOS-it të kërkojnë falje për shpifjet e bëra
“Fakulteti për punë që nuk mësohen”: Dënojmë ashpër gënjeshtrat dhe të pavërtetat e SOS-it
“Metamorfozis”: Pohimet e tre qytetarëve të SOS janë gënjeshtra dhe manipulime të papara, do ti padisim!
Shoqata QZHQK: “SOS” po gënjen, ne jemi formuar para 10 viteve
Organizata e gruas në Strumicë: SOS të kërkojë falje për shpifje dhe ofendime
Demante dhe paralajmërime për padi nga organizata joqeveritare dhe civile për shpifjet e SOS
Trysni ndaj sektorit joqeveritar
Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetimore kundër organizatave joqeveritare
“EVROTHINK”: “SOS” të kërkojë falje për gënjeshtrat
“Fokus”: Deklaratat e SOS-it gënjeshtra
Komiteti i Helsinkit: “SOS” të kërkojë falje për gënjeshtrat
Të shtunën, mediat njoftuan se Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po zhvillojnë procedurë hetimore për disa organizata qytetare duke mos nënvizuar se cilat janë ata. Bëhet fjalë për OJQ që janë financuar nga donatorë të huaj, si p.sh Qeveria e SHBA-së dhe qeveri tjera nga vendet e Perëndimit si dhe fondacioni “Instituti Shoqëria e Hapur”. Lënda, është formuar mes 20 dhe 30 dhjetorit të vitit 2016, pak para mbarimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare apo tre ditë pas kumtesës së VMRO DPMNE-së ku paralajmëroi luftë me sektorin joqeveritar apo “desorosoizim”. Në procedurë parahetimore, sipas njohurve, janë përfshirë shërbime të larta të sigurisë policore.