“KHAM”: Pjestarët e SOS-it të kërkojnë falje për shpifjet e bëra

Organizata joqeveritare “KHAM” ka dërguar demant në lidhje me, siç thonë ata, shpifjet e bëra ndaj tyre nga “Stop Operacioni Soros”, njofton Portalb.mk.

“Organizata jo-qeveritare “KHAM” prej Dellçeve i dënon ashpër gënjeshtrat dhe shpifjet ndaj organizatës sonë prej lëvizjes qytetare “Stop Operacioni Soros” (SOS), të deklaruara më 4 shkurt të 2017-s.

Në këtë deklaratë jemi potencuar si organizatë e cila punon më agjendë të politikës së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM-së) dhe se në llogarinë tonë kanë qëndruar shuma milionëshe në kohën e periudhës zgjedhore.

Ashpër i hedhim poshtë këto gënjeshtra dhe shpifje duke bërë me dije se “KHAM” prej Dellçeve asnjëherë nuk ka shfrytëzuar dhe as që do të shfrytëzojë buxhetin e saj për fushatë politike të asnjë partie politike.

OJQ “KHAM” prej Dellçeve më shumë se 18 vite punon pandërprerë në drejtim të ngritjes së nivelit të arsimimit të etnitetit romë, si dhe në përmirësimin e funskionimit të tyre socio-ekonomik, duke mos anashkaluar as grupet tjera te margjinalizuara në Maqedoni. E gjitha kjo është në bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv me të gjitha institucionet dhe organizatat pa dallim kontekstit politik shtetëror.

Në do të vazhdojmë punën në drejtim të realizimit të prioriteteve programore dhe qëllimeve, të cilat para se gjithash janë në interes të komunitetit romë në Republikën e Maqedonisë, dhe jo nën direktivë “të së ashtuquajturës” nga SOS.

Shprehim se shumat milionëshe të deklaruara se gjoja janë marrë nga Fondacioni shoqëri e hapur e Maqedonisë, janë të pavërteta dhe se mjetet që i fitojmë janë të dedikuara për programin “Përgjegjësia sociale dhe përforcimi i drejtë i shoqërisë rome”.

Ju kujtojmë megafonave partiak, të lëvizjes qytetare SOS, se mjetet që i fitojmë nga Fondacioni shoqëri e hapur janë më pak se 20% nga shuma e përgjithshme e financimit tonë dhe se nuk jemi organizatë target e formuar gjatë periudhës së zgjedhjeve. Në mungesë të mbrojtjes së romëve nga institucionet shtetërore në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore, shprehim se ndër të tjerash, jemi edhe organizatë e cila punon në përforcimin politik dhe edukativ të komunitetit romë dhe mbrojtjes së tyre.

E gjitha kjo është në pajtueshmëri me rregullat të cilat vlejnë për ne dhe për punën tonë, dhe jo organizatë e cila qëllimshëm është formuar për të realizuar agjendë politike të ndonjë partie.

Për këtë, OJQ “KHAM” prej Dellçeve nga SOS presin që të kërkojnë falje publikisht, në të kundërt do të ngrejmë padi për shpifje dhe ofendim të imazhit të oragnizatës sonë”, thuhet në demantin e OJQ “KHAM”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button