“Fakulteti për punë që nuk mësohen”: Dënojmë ashpër gënjeshtrat dhe të pavërtetat e SOS-it

Shoqata “Fakulteti për punë që nuk mësohen” ka dërguar demant në lidhje me, siç thonë ata, shpifjet e bëra ndaj tyre nga “Stop Operacioni Soros”, njofton Portalb.mk.

“Shoqata “Fakulteti për punë që nuk mësohen” (FPM) i dënon ashpër gënjeshtrat dhe të pavërtetat e drejtuara ndaj Shoqatës nga ana e Lëvizjes “Stop Operacioni Soros” (SOS) në deklaratën e 4 shkurtit të 2017-s dhe, i hedh poshtë si të pavërteta, joprofesionale, të pandershme dhe si gënjeshtra me qëllim të njollosjes së imazhit dhe punës së ndershme të “Fakulteti për punë që nuk mësohen” dhe bashkëpunëtorëve e partnerëve të saj.

Shoqata FPM ashpër i gjykon shpifjet dashakeqëse për shumën e parave tendecioze të cilat ju ngarkohen kësaj shoqate, për, siç thotë Cvetin Çilimanov, se gjoja bëhet fjalë për organizatë e cila “organizon aktivitete në të cilën paraqiten individë të cilët e përkrahin partinë e Lidhjes Social Demokrate (LSDM-në), partinë opozitare”, dhe e dyta, Çilimanov konstaton se një pjesë e “organizatave të cilat janë aktive dhe veprojnë si shtabe partiake lokale të LSDM-së. Gjithashtu, një deklaratë e tillë perfide është edhe ajo e Çilimanovit, se në kohën e krizës politike organizata shpenzon mjete, apo siç thonë nga ata “ajo është organizatë e cila në periudhë kritike të gjenerimit të krizës politike në Maqedoni ka marrë rreth 1.850.000 denarë, apo më shumë se 30.000 euro”.

Të gjitha këto deklarata të Çilimanovit, se shoqata FPM është “shtab partiak”, se “fiton para në kohën e krizës politike” duke supozuar se të gjitha aktivitetet i bazon në qëllime politike, dhe jo për të gjithë qytetarët, dhe se në ato aktivitete marrin pjesë pjesëtarë të LSDM-së, i hedhim poshtë.

Shoqata për kulturë dhe art “Fakulteti për punë që nuk mësohen” është themeluar në vitin 2003 si iniciativë e shumë artistëve dhe studentëve të artit letrarë dhe teatror dhe arkitekturës për organizim të aktiviteteve në fushën e artit dhe kulturës bashkëkohore. Si shoqatë qytetarësh ideja fillestare e kësaj organizate është dhënia hapësirë për pjesëmarrje aktive të artistëve për formim të artit publik dhe social të shoqërisë”, thuhet ndër të tjerat në demantin e Shoqatës “Fakulteti për punë që nuk mësohen”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button