Shoqata QZHQK: “SOS” po gënjen, ne jemi formuar para 10 viteve

Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër (QZHQK), ashpër i dënon gënjeshtrat dhe të pavërtetat të cilat i janë drejtuar kësaj shoqate nga ana e lëvizjes proqeveritarer “Stop Operacioni Soros” (SOS) në konferencën për shtyp të mbajtur të shtunën dhe i hedhë poshtë të gjitha informatat si të pavërteta, jo-profesionale dhe jo të ndershme me qëllim që të dëmtohet reputacioni dhe nderi i punës së QZHQK-së, e cila vitin e kaluar e ka festuar jubileun 10 vjeçar të ekzistimit, njofton Portalb.mk.

QZHQK, thotë se anëtari i SOS-it, Cvetin Çilimanov, ka gënjyer kur ka thënë se kjo shoqatë është formuar në kohë të afërt përpara zgjedhjeve.

“Më së ashpëri i demantojmë informatat se ne si shoqatë jemi formuar gjatë periudhës parazgjedhore. Në asnjë bazë nuk kemi punuar për krijimin e tensioneve që na akuzojnë “SOS”, por për kundrazi në QZHQK-Dibër, janë të anëtarësuar persona të rinj nga besimet dhe etnitetet e ndryshme, të cilët në të kaluarën, por edhe tani janë marrë me ndërtimin e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe tolerancës mes qytetarëve në rajon”, thonë nga Shoqata.

Ata gjithashtu e edhin poshtë informatën se ata punojnë sipas urdhrit të Fondacionit “Shoqëri e Hapur” ose sipas agjendës politike të LSDM-së.

QZHQK akuzat e “SOS-it” i kualifikon si ofendim të rëndë, por edhe shembje të reputacionit të organizatës dhe kërkon që të njëjtit të kërkojnë falje publike në afat prej 7 ditëve, në të kundërtën, QZHQK do të ngrit padi për ofendim, shpifje dhe shembje të reputacionit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button