Demante dhe paralajmërime për padi nga organizata joqeveritare dhe civile për shpifjet e SOS

Disa organizata joqeveritare dhe civile sot kanë dërguar demante ku kanë kërkuar që të kërkojnë falje Cvetin Çilimanov dhe Nikola Sërbov, të cilët në konferencën e shtypit “Stop Operacioni Soros (SOS) i kanë akuzuar se “kanë punuar kundër interesave shtetërore dhe demokratike të Maqedonisë, përmes përpjekjeve për ndikim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Këto organizata theksojnë se informacionet që Çilimanov dhe Sërbov i kanë nxjerr janë shpifje të drejtuara kah të gjitha organizatat që kanë qenë kritike ndaj punës së institucioneve të Maqedonisë.

Shoqata e federalistëve të rinj evropian (FRE Maqedoni) demanton deklaratën e SOS se qëllimisht është krijuar kjo organizatë që të shkaktoj tensione në Maqedoni.

“Shoqata jonë është formuar para se Maqedonia të shpall pavarësinë e saj nga RSFJ, më saktë në pranverën e vitit 1991. Themeluesit e saj, mes tjerët, ishin Dimitar Mirçev, Nano Ruzhin (kryetari i parë) dhe presidenti Gjorgje Ivanov. FRE Maqedoni ekziston thuajse 26 vite dhe ndër vite (me ndërprerje të caktuara) ka promovuar vlerat evropiane dhe idenë që Maqedonia të integrohet në BE”, thuhet në demanton e FRE Maqedoni prej ku paralajmëruan padi nëse në afat prej shtatë ditë nuk marrin falje publike.

Me reagim doli edhe shoqata ekologjike “Patokazi” nga Gjevgjelia, që para ca kohe paralajmëroi për prezencën e arsenit në ujin për pijë të Gjevgjelisë.

“Synimi elementar i themelimit tonë është sigurimi i të drejtave elementare të njeriut për ujë të pastër dhe në përgjithësi sigurimin të drejtave civile dhe demokratike në bashkësinë lokale”, thuhet në demantin ku më tej shkruan se lëvizja SOS mbron “interesat e politikanëve të papërgjegjshëm nga qendrat e pushtetit, helmuesit e banorëve të Gjevgjelisë me ujin helmues me arsen”.

Edhe OJQ-ja “Projekt EU” nga Kavadari reagoi ndaj konferencës së SOS, ku Çilimanov deklaroi se “Projekt UE” gjoja është organizatë joqeveritare ndërsa në fakt shtab partiak i LSDM-së” e cila tenton të ndikoj që fëmijët të mos mësojnë matematikë”.

“Gjithashtu gënjeshtër monstruoze është se para zgjedhjeve shoqata jonë ka pranuar 3 milionë denarë që të gjenerojë krizë në shoqëri si dhe përmes PROJEKT EU ka ndikuar që fëmijët të mos mësojnë matematikë, që është gënjeshtër ordinare. Shoqata civile PROEKT EU nga Kavadari është e vetëdijshme se në çfarë loje është vënë”, thuhet në reagimin duke shtuar se këtë që po e bën SOS është “propagandë e pistë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button