Trysni ndaj sektorit joqeveritar

Shoqata e federalistëve të rinj evropianë ose ndryshe XHEF, thotë se informatat janë të pasakta dhe tendencioze. Ata shtojnë se nuk janë formuar gjatë kohës së krizës, por ekzistojnë tanimë 26 vjet, ndërsa njëri prej themeluesve ka qenë edhe kryetari i shtetit Gjorge Ivanov. Ngjashëm reaguan edhe nga Metamorfozis, organizatë që këto ditë ballafaqohet edhe me kontrolle financiare nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Sipas tij, ky operacion është i porositur dhe me prapavijë politike.

„Mënyra se si po bëhet i gjithë operacioni dhe paralajmërimi i liderit të një partie politike për larje hesapesh me organizatat joqeveritare që nuk janë nën kontrollin e tyre, lë vend për shqetësime. Kemi informata se edhe institucione të tjera janë të përfshirë në këtë proces, edhe pse në shoqëritë normale veprohet vetëm në bazë të kompetencave dhe ligjeve”, tha Filip Stojanovski nga Metamorfozis, transmeton TV 21.

Nga Shoqata “Stop operacionit Soros” që u formua para dy-tre javëve, për TV21 thonë se aksioni për zbulimin e qëllimeve të fshehura të një numri të madh të formacioneve joqeveritare, siç thonë ata, është me qëllim që të vetëdijesohen qytetarët për funksionimin e tyre dhe për financat nga jashtë me të cilat ndikojnë në Maqedoni. Nikolla Srbov, i cili është anëtar i Stop Soros deklaroi se ekzistojnë indikacione se protestat antiqeveritare dhe aktivitetet e tjera parazgjedhore kanë qenë të financuara përmes projekteve të organizatave joqeveritare me para të Institutit “Shoqëria e hapur”.

„Mjetet janë transferuar para se të fillojnë zgjedhjet. Personat e njëjtë të cilat i udhëheqin këto organizatat joqeveritare i gjejmë në Facebook dhe në Google. Mund të shihet publikisht se kanë qenë pjesëmarrës në protestat e Revolucionit të Larmë, në protestat e studentëve dhe në aktivitetet e tjera që u zhvilluan në Shkup. Pikërisht për këtë arsye ne pyesim, se a janë financuar këto protesta dhe aktivitete me këto para”, tha ai.

Lajmin se po i bëhet hetim financiar edhe Lëvizjes Besa, nga kjo parti e mohojnë duke thënë se bëhet fjalë për spekulime nga oponentët politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button