Dhjetëra të mbytur nga bora në Afganistan dhe Pakistan

Dhjetëra njerëz e kanë humbur jetën në Pakistan dhe Afganistan më 5 shkurt si pasojë e një orteku bore, ndërsa jo pak rrugë janë bllokuar nga të reshurat e borës, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Së paku 37 njerëz e kanë humbur jetën nga bora, të reshurat e shiut dhe nga i ftohti në disa rajone të Afganistanit, gjatë tre ditëve të fundit, një zyrtar ka thënë sot.

Omar Mohammadi, zëdhënësi i Autoritetit afgan për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore ka thënë se 16 persona janë lënduar në 25 rajone të Afganistanit.

Borë e dendur është raportuar edhe në kryeqytetin afgan, Kabul, ku qeveria ka mbyllur zyret si pasojë e motit të keq.

Naëeed Frotan, zëdhënës i krahinës veriore të Badakshanit, ka thënë se qeveria është duke punuar për të arritur 12 rajone që janë bllokuar në tërësi.

Ndërkaq në Pakistan tani raportohet se së paku 9 njerëz janë mbytur pasi një ortek bore ka mbuluar shtëpitë e tyre.

Zyrtarët e vendit njoftojnë se edhe 14 njerëz të tjerë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e mbuluara nga bora.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button