Qeveria e SHBA-ve ankimon vendimin e gjykatës për ndalesën e vizave

Departamenti Amerikan i Drejtësisë të shtunën në mënyrë zyrtare ka ankimuar verdiktin e gjykatës federale e cila bllokoi ndalesën që shkaktoi debate të presidentit Donald Trump për hyrje në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, Trump premtoi se do të kthejë prapa vendimin e lëshuar nga gjykatësi federal, James Robart në Seattle të Washingtonit. “Mendimi i të ashtuquajturit gjykatës i cili përjashton zbatimin e ligjit është qesharak dhe si i tillë ai do të përmbyset”, shkroi Trump në Twitter.

“Kur një shtet nuk është në situatë të thotë kush mund të hyjë në shtet dhe kush jo, sidomos për çështje sigurie- problem i madh”, shkroi më tej Trump.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit i nënshkruar një javë më parë, ndalon hyrjen në Amerikë për një periudhë 90 ditore të shtetasve nga shtatë vende me shumicë muslimane, pezullon programin e SHBA-ve për refugjatë për 120 ditë si dhe ndalon hyrjen e refugjatëve sirianë për një kohë të pacaktuar.
Ky vendim shkaktoi revokimin e mijëra vizave amerikane dhe çoi në protesta masive në SHBA.

Të premten gjykatësi Robart anuloi urdhrin e Trumpit me çka zyrtarët kufitarë u detyruan të pranojnë vizat e anuluara më herët si dhe lejuan hyrjen e refugjatëve të pajisur me viza të rregullta.

Pas këtij zhvillimi, kryeprokurori i shtetit Bob Ferguson shkroi në Twitter: “Askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button