Do të habiteni me bunkerin antibërthamor misterioz të Titos në Bosnjë (FOTO)

Bunkeri me emrin e koduar “Istanbul”, të cilin presidenti i ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito e kishte ndërtuar në qytetin Konjiq në jug të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) si masë ndaj ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor, po i kthen vizitorët në të kaluarën, njofton Portalb.mk.

Bunkeri i TITO-s (1) Bunkeri i TITO-s (2)

I përfunduar në vitin 1979 pas punimeve që zgjatën një çerek shekulli gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, bunkeri u nxorr në shesh në vitin 1992, vit ky në të cilin filloi lufta në Bosnjë.

Ky bunker nëntokësor, i cili ka ruajtur misteriozitetin deri në hapjen për vizitorët në vitin 2011, i shpien njerëzit në një udhëtim kohor me mjetet teknologjike ushtarake që ndodhen brenda, telefonat e vjetër dhe mobiliet e vjetra.Bunkeri i TITO-s (3) Bunkeri i TITO-s (4) Bunkeri i TITO-s (5)

Bunkeri ngjall ndjenjën e prezencës në një labirinth me tunelet dhe dhomat e veçanta të përgatitura për qëllime të ndryshme. Ai është i ndërtuar në mënyrë që 350 persona të mund të qëndrojnë për gjashtë muaj rresht pa patur aspak kontakt me botën e jashtme.

Shuma e ndërtimit të tij ka arritur vlerën prej 4.7 miliardë dollarësh, ndërkohë që është ndërtuar që të mund t’u rezistojë edhe sulmeve me bomba atomike prej 24 tonelatash.Bunkeri i TITO-s (6) Bunkeri i TITO-s (7) Bunkeri i TITO-s (8)

Pas përfundimit të punimeve ndërtuese, Tito asnjëherë nuk arriti ta shohë bunkerin, kurse në të shfaqen me tiparet origjinale dhoma dhe zyra e punës e liderit të Jugosllavisë së dikurshme.

– Gjithçka brenda bunkerit, e ngelur që nga viti 1979

Bunkeri është projektuar me emrin “ARK D-0”, kurse pas zbulimit të tij, konkretisht në vitin 2011, u tha se emri i tij i koduar ka qenë “Istanbul”. Emri i koduar “Istanbul” për bunkerin, thuhet të ketë buruar nga përafrimi i marrëdhënieve të Jugosllavisë me Turqinë në periudhën në fjalë.Bunkeri i TITO-s (9)

 

Bunkeri i TITO-s (10) Bunkeri i TITO-s (11) Bunkeri i TITO-s (12) Bunkeri i TITO-s (13)

Në bunkerin e hapur për vizitorët në vitin 2011 përmes një bienali të arteve bashkëkohore, ekspozohen punimet e shumë artistëve nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe gjashtë artistë nga Turqia, që kanë të bëjnë me Luftën e Ftohtë, armët bërthamore dhe luftën në përgjithësi.

Mirnes Baljic, zëvendësdrejtori i bienalit, në një bisedë për AA tha se nuk ekziston ndonjë dokument zyrtar që hedh dritë mbi arsyet pas emërtimit të bunkerit me emrin e koduar “Istanbul”, duke shtuar se supozohet që emërtimi në fjalë të ketë buruar nga marrëdhëniet e mira mes Jugosllavisë dhe Turqisë në atë periudhë.Bunkeri i TITO-s (14) Bunkeri i TITO-s (15) Bunkeri i TITO-s (16) Bunkeri i TITO-s (17)

Duke rikujtuar se në kohën e ndërtimit të bunkerit në Jugosllavi kishte zhvillim në aspektin e ndërtimtarisë, Baljic u shpreh se “Punonjësit këtu supozonin se po ndërtonin diç tjetër. Në Konjiq kishte edhe struktura të tjera të ndërtuara në forma të ndryshme, siç ishin godinat dhe fabrikat. Për këtë arsye, njerëzit në fillim nuk dyshonin se ky do të ishte ndonjë vend sekret”.

Baljic tregoi se ushtria jugosllave gjithnjë e ka mbajtur “top sekret” bunkerin, duke shtuar se në atë periudhë punonjësit kanë qenë të detyruar të nënshkruanin dokument se nuk do të shpalosnin informacione në lidhje me ndërtimin e vendit në fjalë.Bunkeri i TITO-s (19) Bunkeri i TITO-s (20) Bunkeri i TITO-s (21) Bunkeri i TITO-s (22)

Siç tha Baljic, gjithçka brenda bunkerit ka ngelur nga viti 1979. Ai shtoi se që nga viti 2011, bunkerin dhe ekspozitën brenda saj e kanë vizituar afërsisht tetë mijë persona.

Baljic theksoi se të gjitha punimet artistike që gjenden në bunker përmbajnë mesazhe të ndryshme.

“Ky bunker i ndërtuar vetëm për një numër të caktuar njerëzish, aktualisht mund të vizitohet nga të gjithë. Aty, vizitorët mund të shohin gjëra shume të fshehta dhe punime të artistëve nga bota. Ky vend më parë ishte i lidhur me idenë e luftës bërthamore, kurse tani me artin bashkëkohor”, shtoi Baljic.Bunkeri i TITO-s (23) Bunkeri i TITO-s (24) Bunkeri i TITO-s (25) Bunkeri i TITO-s (26) Bunkeri i TITO-s (27) Bunkeri i TITO-s (28) Bunkeri i TITO-s (29) Bunkeri i TITO-s (30) Bunkeri i TITO-s (31)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button