Zejd Rexhepi: 3 skenarët e errët që mund t’i realizojnë Ahmeti e Gruevski

Duke i përcjellur lëvizjet politike ditëve të fundit, Zejd Rexhepi nga Besa, thotë se qëndrojnë tre skenare në të cilën vullneti i opozitës nuk do të respektohet dhe nuk do të arrihen ndryshimet e pritura politike, transmeton Portalb.mk.

Sipas skenarit të parë, BDI-ja nuk e mbështet Zaevin për marrjen e mandatit nga ku shkojmë në zgjedhje të reja.

“Skenari i parë dhe më i mundshëm është që, BDI-ja nuk e mbështet Zaevin për marrjen e mandatit dhe shteti shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, me qeveri te zgjeruar, ose me qeveri “të detyruar” VMRO-BDI deri në zgjedhjet e reja.”

Në skenarin e dytë, BDI-ja do ta “mbështesë” LSDM-në, por pasi që nuk do të arrijë të marrë mandatin, Maqedonia shkon drejt Federalizmit.

“BDI-ja “e mbështet” LSDM-në e cila e pranon Platformën Shqiptare (zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e shtetit), por Ivanovi nuk ia jep mandatin nën preteks që kjo shpie drejt Federalizimit dhe rrjedhimisht prishjes së rregullimit kushtetues-shtetëror.
Rezultat i kësaj shteti shkon në zgjedhje të reja, ku VMRO-ja shkon si patriote, LSDM-ja si tradhëtare e interesave shtetërore dhe kombëtare maqedonase, ndërsa BDI-ja si argat i të parit”, thuhet ndër të tjerash nga Zejd Rexhepi.

Kurse skenari i tretë, dhe më i errëti se dy të përët, si BDI-ja si LSDM-ja edhe pse do ta mbështesin njëra tjetrën, sërish nuk do të arrijnë të formojnë Qeveri.

“BDI-ja, “e mbështet” LSDM-në, e cila e pranon Platformën Shqiptare (zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e shtetit), e merr mandatin, por nuk arrin të bëjë qeveri shkaku që VMRO-ja do të nxit trazira qytetare dhe Ivanovi nën arsyetim të ndërprerjes së dhunës, (dhe nën kërcënim me gjendje të jashtëzakonshme), kërkon qeveri të zgjeruar deri në zgjedhje të reja.
Edhe në këtë skenar, VMRO-ja duhet të del patriote, LSDM-ja tradhëtare dhe BDI-ja argate e palodhshme e VMRO-së”, shton Zejd Rexhepi.

Përndryshe, sipas Zejd Rexhepit të Besës, në të gjitha skenaret dhe rrugët tjera, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti janë në burg.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button