Kjo është poezia e fundit e shkruar nga Dritëro Agolli

“Dalëngadalë” quhet poezia që Elona e ndau me të tjerët.
Pasi shkrimtari i madh Dritëro Agolli u dërgua me urgjencë në spital për shkak të problemeve me rrugët e frymëmarrjes, vajza e tij Elona e ka përshëndetur të atin përmes publikimit të një poezie në Facebook.

Ndërsa sot Dritëro Agolli ka ndërruar jetë në spital në moshën 85 vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje në mushkëri. Mësohet se shkrimtari i madh ndërroi jetë në orën 16:00 në spital, ku ishte shtruar dhe po mbahej nën kujdesin e mjekëve.

Prej 20 vitesh, shkrimtari vuante nga një sëmundje pulmonare kronike.

“Dalëngadalë” quhet poezia që Elona e ndau me të tjerët.

Poezia e Dritëroit:

Dalëngadalë

Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:

Në oborr u tha në fillim një dardhë,

U shterr dhe pusi i madh tek avllia

Ku kishte koliben qeni i bardhë.

Dhe vdiqën njëri pas tjetrit

Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;

Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit

Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.

Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë

Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,

Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,

Që thonë: “Ende ky gjallë”

Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,

Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!

Kur gripi më zë i ngrenë veshët

Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Driteroi ishte njeriu i letrave ai ishte poeti me i mire qe une kam pare ai e ndante boten e tij me te gjithe ne pjesa ku me ka frymezuar eshte “kur une sdo te jem mos u trishto kur te lexosh ndonje nga vargjet e mia aty do jem edhe un” Dritero agolli u prefsh ne paqe

  2. Dritëro Agolli ishte dhe do mbetet Pejgameri i vertete i shqiptareve qe kane sy e mend ne koke, ndersa poema madheshtore qe shkroi ai do ishte dhe do mbetet kuran dhe biblen shqiptare. Ai ishte shpirti i shqiptarit te vertete, zeri i njeriut te thjeshte me te mirat dhe te metat e tij, qe vetem Dritëro i madherishem sic eshte edhe gjithe vepra e tij, diti ta shkruaj e pershkruaj me aq ndjenje e saktesi.
    I lehte, me siguri te plote i lehte do jete dheu i tokes nene qe ate mbuloi, sepse e ashper qe lufta qe ai zhvilloi per te. Ska sesi te jete ndryshe.
    Kisha nje deshire te thelle ta takoja personalisht. Parvjet pas nje rruge te gjate, fatkeqesisht ne ora 00:00 pas mesnate ca minuta, arrita para portes tij. Ishte vone dhe ishte e vetekuptueshme, ne ate kohe nuk mund ta shqetesoja kend, edhepse ma mori mendja se nuk do ta takoja me te gjalle. Deshiroja t’i shtrengoja doren njehere dhe te pija nje kafe me te, por nuk qe e thene… Ika dhe vertete e takova, po jo me te gjalle.
    E takova ashtu sic nuk doja.
    E takova ne ditevdekjen e tij
    Dhe u merzita shume vertete
    Me duket qe tani e tutje ne kte bote
    Do jem i vetmuar, do jem vertete vete!

  3. Si poet eshte i zakonshem.Si politikan i sherbeu diktatures dhe dmokracise.Nje sentence romake thote se dikatatoret vuajne me shume psiklogjikisht se vkitimat e tyre.Prandaj dhe te perndjekurit politike vdesin nga nentedhjet vjeç ndersa hetuesit e tyre nuk arrijne dot te shtatedhjetat.Driteroi jetoi gjate se i sherbeu dhe te mires dhe te keqes.Keshtu eshte fati i njeriut qofte ky i madh ose i vogel.Ne Shkioder thone”Hallati punon i zoti lavderohet”Driteroi punoi gjithmone per nje “padron” dhe “ai” mburret akoma me te.Lus zotin qe te meritoi sentencen se i” zoti i tij” ishte “populli i tij”.

  4. Kam lexua veprat e tè madhit Dritëro agolli,me kan pëlqyer shumë pavarësisht se e vrau për së gjalli sali protopapa apo ngritja dhe renja e shokut zylo etj.poezia e fundit e shkruar nga poeti tregon nje proces te natyrshem dhe njëkohësisht shuarjen e tija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button