Tetovë, kazinot vlojnë, pasojat tragjike

Qyteti i Tetovës është vërshuar nga numër i madh i kazinove. Ndonëse nuk ka shifra të sakta se sa kazino ka vetëm në qytetin e Tetovës, megjithatë dyshohet se janë rreth 50 që janë funksionale, shkruan gazeta KOHA. Krahas kësaj, vizitorët e tyre janë të moshave të ndryshme, të cilët lënë para të majme të siguruara me shumë mund. Pasojat nga kjo, janë tragjike, thonë sociologët.

“Kyç është papunësia dhe paperpsektiva, për arsye se njerëzit që janë të papunë, të cilët nuk kanë ambicie që të vijnë deri tek rregullimi i jetës së tyre në aspektin material të ekzistencës, njerëz të cilët nuk kanë shpresë se do të ndryshojë diçka në jetën e tyre, me intensitet më të shpejtë, ata zakonisht joshen nga provokime, oferta, reklama të tyre, duke menduar se brenda natës do të pasurohen. Kjo, shpesh herë, përfundon me një dramë në familje si pasojë e frekuentimit të tyre, pra këta persona kanë probleme edhe me prindërit, fëmijët e kështu me radhë, ata hyjnë në hipoteka, marrin kredi, shesin stoli dhe përfundimi I tyre është tragjik”, thotë për KOHA, Sunaj Rahimi, sociolog.

Në ndërkohë, nga policia e Tetovës kanë dalë me një apel ku nënvizohet se frekuentues të këtyre bastoreve janë edhe të mitur. “Disa vite më parë, në rajonin më të gjerë të Pollogut, veçanërisht në Tetovë dhe Gostivar, është rritur shumë numri i bastoreve sportive dhe kazinove, në të cilat çdo ditë dhe veçanërisht gjatë vikendit, qëndrojnë gjithnjë e më shumë persona, të cilët janë jashtëzakonisht të dhënë, gjegjësisht të varur pas lojërave të fatit dhe në bastoret sportive mbushin dhe paguajnë tiketa me kombinime nga më të ndryshimet. Në mesin e atyre të cilët i vizitojnë këto objekte, parasegjithash bastoret sportive, shpesh për fat të keq mund të vërehen edhe të mitur, edhe pse ata në asnjë mënyrë nuk mundet dhe nuk guxojnë që të marrin pjesë në lojërat e fatit, në pajtueshmëri me Ligjin e lojërave të fatit dhe lojërave zbavitëse”, thuhet në apelin e Policisë së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button