Në vdeksha

Ç’kish qenë kjo jetë kaq e turbulluar

Ku dertet e vajet burojnë nga sytë,

Si s’pata fuqi për të guxuar

T’i përballem botës që tenton t’më mbytë.

 

Në vdeshka e pavlerë e gjynahqare,

Më falni o njerëz, ju që më njohët,

Se s’kam faj që në këtë botë zullumqare

Shpirtin kurrë se ndjeva të ngrohët.

 

Në vdeksha e pasur e shpirt me lakmi,

Më falni ju lypës që epshi më mundi,

Gjithçka e rëndësishme më doli tradhëti,

Këtë e mësova kur e keqja më tundi.

 

Në vdeksha me borxhe dhe e hyrë n’hak,

Hallall lutem të gjitha t’i kem,

Besa se të mirat nuk shpërblehen pak,

Andaj ju përulem që e falur të jem.

 

Në vdeksha e dobët, e varfër në xhep,

Më kuptoni përse në drekë s’ju ftova,

Riskun e kërkova në çdo kënd e cep,

Gjithë djersën që pata për idare flijova.

 

Në vdeksha e lodhur, me sy të trishtuar,

Vini re o njerez, kujdes se kë doni,

Një zemër të leckosur dhe të përmalluar,

Vështirë është në këmbë ta çoni.

 

Në vdeksha njeri pa lajka e sherr,

E sinqertë me mend, me gojë e me sy,

Lirisht vdekja le të më merr,

I gëzohem, o i Madherishem takimit me Ty!

 

Poezi nga Aurora Aliu

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button