E vërteta që fshihet pas traditave që duhet të respektoni në ditën tuaj të martesës…

Ne tashmë jemi mësuar me atë që dëgjojmë gjithmonë kur vjen fjala tek dasmat. “Diçka e vjetër, diçka e re, diçka e marrë borxh dhe diçka blu” ..
Cfarë nënkuptojnë ekzaktësisht këto tradita?

Për shumë nuse të cilat janë supersticioze dhe duan të respektojnë traditat e vjetra, u investigua në lidhje me to dhe ajo çfarë u zbulua ishte kjo:

Diçka e vjetër:
Ky është një simbol i cili lidh nusen me të shkuarën e saj. Për këtë arsye, është babai ose nëna që i japin asaj një bizhuteri të familjes, një shami ose sende të tjera të cilat kanë një domethënie për familjen e vajzës, transmeton Revista Class.

Diçka e re:
Kjo ka të bëjë me të ardhmen dhe simbolizon kapitullin e ri që po nis nusja në jetën e saj, gjithashtu ka të bëjë edhe me krijimin e një bashkimi të ri mes nuses dhe dhëndrit. Ky simbol mund të jetë një fustan, një lule, unazë, ose çfardolloj gjëje tjetër që është e re.

Diçka e marrë borxh:
Kjo është një traditë interesante në të cilën një grua e lumtur me martesën e saj i jep diçka nuses së re. Duke e marrë borxh një send, nusja supozohet se ka marrë pak nga lumturia e gruas që ja ka dhënë. Në të shumëtën e rasteve ky send jepet nga një mike e ngushtë e nuses, në mënyrë që ajo të kujtojë vlerën e shoqërisë së saj në ditën e marteses.

Diçka blu:
Bluja është ngjyra e besnikërisë, pastërtisë dhe besimit- të gjitha gjërat që duhet të ketë një martesë. Gjithashtu, në kohët më të hershme çiftet e reja duhet të vishnin një brez blu poshtë veshjeve të tyre ceremoniale. Në ditët e sotme mund të përdoret vendosja e një sholle ngjyre blu në këpucët e nuses dhe të dhëndrit.

 

Dhe disa tradita të tjera:
– Përdorimi i orizit duke ja hedhur çiftit pasi del nga altari.
– Gjetja e një merimange në fustanin e nuses supozohet si ogur i mirë për martesën.(traditë angleze)
– Një lugë druri si dhuratë për nusen mund të jetë një dhuratë që ne dukje është e pavlerë por ajo ka rëndësi për ta ndihmuar gruan të bëhet një kuzhiniere e mirë në mënyrë që të kënaqë bashkëshortin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button