Osmani: Me VMRO-DPMNE jemi pajtuar për gjuhën, por jo për Pribe-në dhe PSP-në

Në historinë e Maqedonisë nuk ka pasur këso lloj pajtimesh me dy partitë më të mëdha të bllokut politik maqedonas kur është bërë fjalë për përdorim të gjuhës shqipe në nivel lokal dhe shtetëror, këtë e tha Bujar Osmani në emisionin Top Tema, përcjell Portalb.mk.

“Me VMRO-DPMNE jemi pajtuar në të gjitha pesë opsionet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndër to është edhe përdorimi i gjuhës shqipe, por jo edhe në çështjen e shtetit të se drejtës, siç është raporti i Pribe-së dhe Prokuroria Publike Speciale. Dua të them së në historinë e Republikës së Maqedonisë për së pari herë nuk kemi asnjë dallim me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në për çështjet etnike. Nëse deri sot tërë problemi ka qenë i lidhur më Nenin 5 të Kushtetutës, se a është përdorimi i gjuhës shqipe në nivel lokal apo në nivel shtetëror, ju them se tash nuk kemi asnjë dallim në çështjet etnike. Kjo është një porosi se me të dy partitë maqedonase jemi në një periudhë ku nuk kemi dallime. Kjo është një arritje e madhe për marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve dhe e cila duhet vetëm të formalizohet”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Krahas kësaj, Bujar Osmani u shpreh se do të nënshkruajnë për Zoran Zaevin kur do të merren vesh plotësisht për të formuar Qeverinë.

“Do të nënshkruajmë për Zoran Zaevin, kreun e LSDM-së, që të marrë mandatin për formim të qeverisë së re atëherë kur me të do merremi vesh plotësisht për të formuar Qeverinë. Por, tërë kjo procedurë nuk mund të parashihet për shkak se tash për tash nuk ka afat se deri kur duhet të nënshkruajmë për dhënie të mandatit Zoran Zaevit, dhe kur do të ketë mandat afati për formim të Qeverisë do të jetë 20 ditë”, tha ndër të tjerash Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button