Fisnik Zuka braktis Besën dhe kthehet përsëri te Shkupi

Javë më parë nga skuadra e FC Shkupit ishte larguar Fisnik Zuka me marrëveshje të dy palëve, duke provuar veten te skuadra e Besës së Pejës, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Por vetëm pas disa javëve Zuka ka vendosur që të kthehet përsëri në Shkup, duke lënë pas shumë shpejt Besën, skuadër kjo e cila nuk ka përmbushur kërkesën e lojtarit.

“Fillimisht dua të falënderoj kryesinë e klubit që më ka hapur dyert e përsëri. Mendoj se bëra një hap të përshpejtuar por shumë shpejt e kuptova se klubi pejan nuk ishte serioz dhe premtimet që më ishin dhënë nuk besova se do të realizohen, pasi që vetëm pas tri ditëve qëndrim në Pejë, lojtarët që ishin nga sezoni i kaluar aty, filluan të bojkotojnë punën shkaku i vonesës së pagave. Mendoj se drejtuesit e klubit nuk ishin seriozë që tregon se kishte probleme financiare me të cilat ishte duke u ballafaquar ekipi”, ka thënë Fisnik Zuka.

Të përkujtojmë se në gjysmë sezonin vjeshtor Zuka ishte një nga futbollistët që kishte 16 paraqitje, duke shënuar një gol. /fcshkupi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button