Sulmet e VMRO-së ndaj Bejlit, RDK në mbështetje të plotë ndaj ambasadorit

“Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë, që nga pavarësimi i vendit e deri më sot, dhe për këtë arsye sulmi që i bëhet ekselencës së tij, ambasadorit amerikan Jess Baily, nga ana e forcave destruktive mbrenda VMRO-DPMNE, mund lirisht të trajtohet si njëmendësi e para shumë shekujve, që nuk përputhet aspak me realitetin në të cilin jetojmë. Kjo njëmendësi destruktive e ka sjellë vendin buzë greminës, dhe prandaj të gjithë forcat progresive në vend duhet të bashkohen që të dënojnë ashpër këto sulme primitive ndaj ambasadorit amerikan në Shkup Bailey, që përfaqëson më të mirën e vlerave demokratike amerikane. Të gjith njerëzit e vullnetit të mirë, duhet një herë e përgjithmonë t’ia bëjnë me dije kësaj partie politike: jo në emër të shtetit!”, thuhet në reagimin e RDK-së

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se kontributi i shtetit amerikan, nëpërmjet ambasadorëve të ndryshëm, ndaj vendit tonë është i jashtëzakonshëm dhe prandaj ne duhet t’u jemi mirënjohës përgjithmonë.

“Kontributi i ambasadorit Baily në drejtim të sundimit të ligjit dhe përgatitjes sa më të shpejtë të vendit për t’iu bashkëngjit strukturave euroatlantike është i pakontestueshëm, dhe për këtë arsye çdo akuzë për mohim të këtij kontributi, nga ana e një partie politike, duhet dënuar ashpër nga të gjithë forcat progresive në vend. Edhe pse jemi të vetëdijshëm se roli ynë si parti politike mund të jetë i vogël për të përkrah politikën amerikane në vend, por sërrish do ta themi hapur dhe drejtë se VMRO-DPMNE nuk mund asnjëherë të flas në emrin e një shteti, dhe sigurt jo në emrin tonë. Rilindja Demokratike Kombëtare mbështet fuqishëm kontributin e ambasadorit amerikan Baily në drejtim të përgatitjes sa më të shpejtë të vendit për t’u bë pjesë e strukturave euroatlantike”, shtojnë nga RDK.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button