Presidenti i Angolës pas 38 viteve largohet nga funksioni

Presidenti i Angolës, Zhose Eduardo dos Santos sot kumtoi se largohet nga pushteti pas 38 viteve.

Dos Santos duke iu drejtuar anëtarëve të partisë në pushtet MPLA theksoi se nuk do të kandidohet sërish në zgjedhjet e sivjetme. Ai në krye të Angolës është prej vitit 1979.

Shteti jugafrikan i pasur me naftë deri në vitin 2002 ishte i goditur nga trazirat.

Dos Santos deklaroi se ministri i Mbrojtjes Zhao Lurenso do të jetë kandidat i partisë MPLA në pushtet në zgjedhjet presidenciale në gusht.

Dos Santos theksoi se do të mbetet në krye të partisë MPLA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button