LSDM: VMRO-DPMNE-ja i ka futur në borxh qytetarët nga 40 milionë euro në muaj

“Ministri i Financave në ikje, Kiril Minoski, patjetër duhet t’i përgjigjet pyetjes se pse qytetarët e Maqedonisë i ka futur në borxh 484 milionë euro vetëm në vitin 2016”, reagojnë nga partia LSDM, njofton Portalb.mk.

“Ajo do të thotë se çdo muaj të vitit 2016, ky pushtet në ikje i ka futur në borxh qytetarët nga 40 milionë euro shtesë! Me 40 milionë euro vetëm për një muaj do të mundeshin të ndërtohen 133 çerdhe në Maqedoni! Me 484 milionë euro, Maqedonia nuk do të kishte import të shtrenjtë të rrymës, ndërkaq qytetarët nuk do të paguanin fatura të larta”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se është e nevojshme Qeveri e re e cila do të udhëheqë politikë reale sipas nevojave të qytetarëve të Maqedonisë, ndërkaq porosisin se do të ketë përgjegjësi për të gjitha keqpërdorimet e parave dhe interesave qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button