Maqedoni, ja se çfarë i aktivizon deputetët shqiptarë

Deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë aspak nuk kyçen në debate për çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe problemet sociale, kurse më shumë aktiv janë kur në Parlament debatohet për çështjet e eurointegrimit. Këtë e bënë të ditur sot, nga Instituti për Demokraci “Societas civilis- Shkup” (IDSCS), gjatë prezantimit të rezultateve të hulumtimit “Aktiviteti i deputetëve shqiptarë: detyrim apo zgjedhje”, njofton Portalb.mk.

“Deputetët shqiptarë nuk tregojnë interesim për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe temat në lidhje me sportin, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sigurimin social, raportet shëndetësore, raportet e institucioneve shtetërore, sigurimin pensional, seancat e mbajtura për çështjet e deputetëve dhe komisionin për verifikim të fakteve. Deputetët shqiptarë ishin më shumë të interesuar për diskutim në sferën e integrimit në Bashkimin Evropian, ku nga të gjitha seancat parlamentare, 50% prej tyre janë udhëhequr nga deputetët shqiptarë”, tha Vlora Reçica, realizuese e projektit “Aktiviteti i deputetëve shqiptarë: detyrim apo zgjedhje”.

Deputetët shqiptarë më pak kanë qenë aktiv gjatë periudhës kohore 2015-2016, kurse më aktiv në seancën parlamentare të 30 qershorit të 2016-s.

“Periudhën e parë të vëzhgimit, e cila zgjati dymbëdhjetë muaj (qershor 2014- maj 2015), deputetët shqiptarë morën pjesë në 13% të seancave për diskutim. Gjatë periudhës së dytë (1 shtator- 30 nëntor 2016) ata ishin të përfshirë në 5% të debateve për çështjet që kanë të bëjnë me deputetët, kurse në periudhën e katërt të vëzhgimit të aktivitetit të deputetëve shqiptarë (30 qershor 2016) ata u përfshinë në 19% të diskutimeve për këto dilema”, tha Vlora Reçica.

Nëse të gjitha këto të dhëna i analizojmë kundrejt përkatësisë kombëtare të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, më shumë seanca apo diskutime parlamentare janë udhëhequr nga deputetët maqedonas, kurse më pak nga deputetët shqiptarë.

“Nga 2268 diskutime të vëzhguara gjatë periudhës së qershor të 2014-s deri në maj të 2016-s, 1926 diskutime janë udhëhequr nga deputetët maqedonas, kurse nga deputetët shqiptarë janë udhëhequr vetëm 280 diskutime parlamentare”, tha Vlora Reçica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button