Intelektualë, analistë e profesorë kundër retorikës së VMRO-DPMNE-së ndaj diplomatëve të huaj

Intelektualë, profesorë universitarë, analistë, ish funksionarë dhe diplomatë, nëpërmjet një letre të dërguar deri te Kongresi i SHBA-së dhe Komisionit Evropian shprehin mbështetje për ambasadorët e huaj në Maqedoni dhe njëkohësisht i dënojnë sulmet e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, e cila kohës së fundit e ka ashpërsuar retorikën kundër ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli.

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Idila” nga udhëheqja 11 vjeçare  e DPMNE-së u demaskua në vitin 2015, kur u zbuluan shumë skandale nga përgjimet e paautorizuara nga MPB. Nga këto materiale u zbuluan shumë skandale financiare, kriminalitete, reketime, kushtëzime, asgjësim të bizneseve të atyre që nuk iu nënshtruan DPMNE-së, shkelje drastike të të drejtave të njeriut, burgosje të gazetarëve, kontroll mbi mediumet, partizimi i administratës dhe i gjyqësorit, falsifikimi i zgjedhjeve, klientelizmi zgjedhor, krimi i organizuar me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ish kryeministrit dhe liderit të tanishëm të DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të njohur si “familja” që asocon në mafien.

Pavarësisht provave dhe fakteve, gjyqësia nën kontrollin e parisë DPMNE nuk i procesuon adekuat këto veprime madje bënë obstruksione. Për atë  bashkësia ndërkombëtare insistoi në formimin e Prokurorisë Publike Speciale, e cila po ashtu obstruksionohet nga gjykata. Nga ky moment pushteti përveç “armiqve” të brendshëm zbuloi edhe “armiqtë e jashtëm si komplot ndërkombëtar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Në këtë kontekst, pushteti aktual në largim filloj “armiqtë” e jashtëm t’i lyp në mesin e korit diplomatik, te ambasadorët e SHBA dhe Unionit Evropian në Shkup. Pushteti filloj publikisht të kërkoj sqarime ndaj ambasadorëve me përvojë të shteteve demokratike, në rend të pare të atij të SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë Francës. Madje në rrjetet sociale u publikuan nekrologë për ta.

Këtu nuk është problemi i natyrës ideologjike në mes të majtës dhe të djathtës, por e mbrojtjes së krimit të organizuar nga ana e pushtetit thellë të zhytur në kriminale, e funksionimit të drejtësisë dhe e sundimit të së drejtës.

Në këso rrethanash euforike antiamerikane dhe antievropiane, shpesh shkelej edhe kodeksi diplomatike në komunikim me ambasadorët dhe diplomatët tjerë. Ish kryeministri dhe lideri i tanishëm i DPMNE-së Gruevski me retorikën e tij vullgare haptazi sulmon diplomatët evropian dhe institucionet e tyre. Ai parashtronte  pyetje dhe kërkonte sqarime vulgarizuese prej tyre, madje edhe ndaj zëdhënëses së Komisionit Evropian.

Ndërkohë habit takimi i Gruevskit me ambasadorin e Rusisë në Maqedoni, me të cilin u komunikua në mënyrën më miqësore. Aq më tepër habit edhe reagimi i MPJ ruse, e cila duke përkrah Gruevskin, akuzoj Shtetet Perëndimore për përzierje në punë të brendshme dhe destabilizim të Maqedonisë.

Qytetarët e Maqedonisë, pa dallim kombi e feje janë përcaktua për anëtarësim të shtetit në proceset integruese euroatllantike. Jemi të mendimit se nuk ekziston alternative tjetër.

Me respekt,

Prof.Phd. Milcho Panovski – University Professor

Prof. Phd. Osman Kadriu – University Professor

Prof. Phd. Ljubomir D. Frckovski – University Professor; Former minister for foreign affers,

Prof. Phd. Mersel Bilalli – University Professor; Former MP and Adviser to Primeminister,

Prof. Phd. Nano Ruzhin – University Professor; Former ambassador of NATO

Prof. Phd. Jove Kokenovski – University Professor,

Prof. Phd. Sabaudin Zhuta – University Professor,

Prof. Phd. Borche Davidkovski – University Professor,

Prof. Phd. Zemri Elezi – University Professor; Former Vice-General Secretary of Parliament;

Prof Phd. Gjorgji Spasov – University Professor; Former Minister of Justice; Ambassador,

Prof. Phd. Remzi Izairi  – University Professor,

Prof. Phd. Ljupcho Ristoski – University Professor (president of the Institute for Virtues&Value      Politics INTEGRA),

Prof. Phd. Mersim Maksuti – University Professor,

Prof. Phd. Gjorgji Tonovski – University Professor,

Prof. Phd. Aurora Karameti – University Professor,

Prof. Phd. Ibish Kadriu – University Professor,

Prof. Phd. mitasin Beqiri – University Professor,

Doc. Phd. Samoil Malcheski – political analyst,

Prof. Phd. Ali Musliu – University Professor,

Ismet Ramadani – former MP; President of Atlantic Counsil,

Visar Ademi – Poltical Analyst,

Skender Raufi – Journalist, Political Analyst,

Vani Cvetanov – AML , Global Security Consalting,

Xhenur Iseini – Political Analyst

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button