Filipine: Pas 40 orëve ende nuk është shuar zjarri në fabrikë

Zjarrfikësit filipinas ende nuk kanë arritur ta shuajnë zjarrin që para 40 orëve shpërtheu në një fabrikë të madhe në jug të Manilës.

Gjatë zjarrit janë lënduar të paktën 126 punëtorë.

Përfaqësuesit lokalë theksuan se nuk ka shenja se në fabrikë kanë mbetur të bllokuar një numër i madh i njerëzve dhe se gjashtë punonjës llogariten të zhdukur.

Zjarri shpërtheu të mërkurën, zjarrfikësit madje pas 18 orëve arritën ta vendosin nën kontroll, ndërsa pritet se sot tërësisht do të shuhet.

Parashikohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë nga ngrohja e disa makinave për prodhim.

Fabrika gjendet në 26 kilometra në jug të Manilës, ndërsa në të janë të punësuar rreth 15.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button